Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bologna-INTER, Inzaghi vendos formacionin perfundimtar: “Nga minuta e pare vetem nje… surprize.”

Bologna-INTER, Inzaghi vendos formacionin perfundimtar: “Nga minuta e pare vetem nje… surprize.”
Inter Club Staff

Me ne fund luhet Bologna-Inter, ndeshja e shume pritur qe duhet te ishte luajtur ne 6 janarin e kaluar por qe u shty prej pandemise.

Shume e kane menduar si nje xhol nga ana e Interit kete ndeshje, por ne fakt ne kaq kohe te gjate kjo ndeshje ka renduar shume mbi Interin.

Keshtu, dita erdhi per tu luajtur dhe per Interin tre piket jane nje detyrim sepse do i jepte mundesi zikalterve per te kaluar ne vendin e pare.

Kesaj radhe do te ishte edhe ndryshe, sepse Inter do te barazohej me ndeshje edhe me skuadrat e tjera.

TE REJAT E FUNDIT NGA BOLOGNA – Surpriza eshte Medel. Kiliani ka qene i ndalur per shkak te nje kartoni te kuq dhe dy ndeshjeve pezullim, por gjykata sportive ka ulur denimin.

Apeli i Bolognes eshte pranuar dhe Medel do te jete ne fushe rregullisht. Nderkohe, bashke me te duket i rekuperuar edhe Soumaoro dhe Arnautovic.

Ne fushe do te jene edhe Skorupski, Schouten dhe Vignato qe ka kaluar tashme virusin. Jashte vetem Dijks dhe Kingsley qe ka kohe qe mungon.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi qe prej se dieles i ka lene pas shpines rezultatet e mrekullueshme ndaj Milan dhe Roma dhe fokusi ka kaluar menjehere te ndeshja e sotme.

Ai e njeh shume mire peshen e saj dhe sa mund te ndikoje te gara per Scudetto dhe prandaj po mendon me teper kujdes gjithcka.

Tekniku nuk do mund te besoje te Gosens, qe eshte ndalur per nje bllokim muskulor dhe do te jete radha e Perisic perseri sot.

Nderkohe, jashte edhe Vidal dhe Caicedo. Te dy, ndryshe nga Gosens, duken te sigurt qe do te kthehen ndaj Udineses nderkohe.

Ne krahasim me ndeshjen me Romen, Inzaghi do te hedhe nga minuta e pare e lojes Bastonin ne vend te Dimarco.

Nderkohe, surpriza e madhe ndodhet ne sulm, ku Inzaghi po mendon te hedhe nga minuta e pare Joaquin Correa bashke me Lautaro Martinez.

Dzeko do te ulet ne stol me sa duket. Per sa i perket mesfushes, asnje ndryshim: Barella, Brozovic dhe Calhanoglu nga minuta e pare dhe Dumfries ne te djathte edhe pse ai eshten e gare me Darmian.

FORMACIONI I MUNDSHEM: 

BOLOGNA (3-5-2): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Schouten, Soriano, Hickey; Arnautovic, Sansone.

Ne stol: Bardi, Bonifazi, Binks, Mbaye, Kasius, Aebischer, Svanberg, Viola, Vignato, Orsolini, Barrow, Falcinelli.

Tranjer: Mihajlovic (in panchina Tanjga).

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Kingsley, Dijks.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa.

Ne pankine: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Dimarco, Darmian, Carboni, Gagliardini, Vecino, Sangalli, Sanchez, Dzeko.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Vidal, Gosens, Caicedo.

ARBITRO: Doveri.

Asistent: Imperiale e Cecconi.

Arbiter i Katert: Marcehtti.

Var: Fabbri (Paganessi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.