Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Jordan mund te behet sponsori i ri i Interit ne vend te Nike? “Ja cfare po ndodh. Ata…”

E BUJSHME – Jordan mund te behet sponsori i ri i Interit ne vend te Nike? “Ja cfare po ndodh. Ata…”
Inter Club Staff

Pasi ka nenshkruar me Paris Saint-Germain nje kontrate ekskluzive ne 2018 per te dale ne fanellat e klubit parizien, duket se sponsori teknik JORDAN po behet gati te lere Parisin.

Kompania e drejtuar nga Michael Jordan po mendon keshtu te largohet nga klubi i Nasser Al-Khelaïfi  dhe 2022, vit kur mbaron marreveshja, mund te shenoje keshtu ndarjen perfundimtare te tyre.

Lajmi ka dale nga sajti i specializuar Footyheadlines.com dhe gjithmone sipas tyre, kompania e fuqishme amerikane po mendon per nje skuader tjeter.

Ata kane nje liste me skuadra ku do donin te lidhnin nje marreveshje dhe me sa duket, ne mesin e tyre eshte edhe Inter.

Gjithmone sipas Footyheadlines.com, lista eshte e gjate: Inter, Barcelona, Liverpool, Liepzig, Chelsea, Tottenham, Atletico dhe Galatasaray.

Jordan eshte nje kompani qe eshte edhe ne pronesi te Nike dhe nuk do te ishte aspak problem te nenshkruhej nje marreveshje me ta nese ata do duan te investojne.

Kjo sepse Nike nuk do te bente aspak rezistence edhe pse mardhenia e tyre me Interin eshte deri ne 2024 dhe sponsorizimi i Moncler ka nxehur jo pak gjakrat me Interin.

Jordan nderkohe po mendon qe te zgjerohet sa me shume ne streetwear dhe futboll, qe te perhape edhe me shume marken e saj ne Europe.

Ideja e tyre eshte qe te zgjedhin nje skuader tjeter qe mund te perfaqesoje nje sukses po aq te madh sa marreveshja me PSG.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.