Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

881 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI: “Marotta po tenton super goditjen Dybala: ja detajet. E frikshme ajo qe ai po mendon te…”

INTER, CFARE LAJMI: “Marotta po tenton super goditjen Dybala: ja detajet. E frikshme ajo qe ai po mendon te…”
Inter Club Staff

Nje ide e cmendur, por ne fund te fundit, jo edhe aq e cmendur: po flasim per Paulo Dybala tek Interi.

Lajmi eshte i La Gazzetta dello Sport, qe me sa duket zbulon se ka nje mundesi te madhe qe te kete nje te ardhme zikalter per sulmuesin argjentinas te Juventusit.

Ai eshte gjithmone e me larg me rinovimin me ta dhe sipas te perditshmes italiane, Kampionet e Italise mund ta marrin ate.

Sipas te perditshmes italiane, manovra e Interit nuk eshte nje manover e thjeshte shqetesuese: behet fjale per nje ide konkrete.

Me ardhjen e mundshme te Joya ne Milano do te dilte ne pah jo vetem nje goditje ne nivel teknik, por nje goditje mbi te gjitha e nje niveli simbolik.

E frikshme ajo qe po mendon Marotta sepse pas i ka marre Milanit nje Calhanoglu me zero, nje Dybala me zero nga Juventusi do te ishte nje sinjal i madh supermacie ne Serie A.

Profili i Dybala pelqehet shume ne shtepine zikalter dhe Beppe Marotta ashtu si eshte e njohur tashme, eshte nje nga njerezit qe e pelqen me se shumti lojtarin.

Per sa i perket rinovimit me 8 milione euro qe ishte i bere ne tetor sipas zerave, duket se frenimi i Juventusit nuk i ka pelqyer aspak lojtarit.

E qe atehere, situata ka marre flake: “Inter di gjithcka. Marotta eshte i informuar ne menyre perfekte per situaten e lojtarit, njeh cdo levizje te argjentinasit.”

“Pikerisht per kete arsye, ai e di qe deri me tani prioritet ka pasur Juventusi sepse keshtu ka preferuar lojtari.”

“Ai nuk ka dashur te flase me asnje klub por me sa duket, disa telefonata kane ardhur nga Jorge Antun, menaxheri i argjentinasti.”

“Nderkohe, nga ana tjeter, Paulo nuk shpjegon dot pse drejtuesit e Juventusit kane bere disa hapa prapa per te.”

“Kane qene po ata qe kane arritur nje marreveshje ne tetor dhe tani duan te ridiskutojne gjithcka nga e para si per nivelin e pages, por edhe per kohezgjatjen.”

Dhe qe nga ky moment. Interi po pret me kujdes dhe po monitoron situaten: Dybala mund te vije tek Interi per shifrat e duhura.

“Interesimi per te ka filluar. Ka nga ata qe e japin edhe te sigurt faktin se per lojtarin ka edhe nje tratative te mirefillte.”

“Eshte shpejt te thuhet kjo, por jo edhe aq shume, sepse ne seline e Interit llogarite dine ti bejne mire dhe i planifikojne perpara ne kohe.”

“Perkthimi? Nese kontrata e Dybala nuk do te jete shume e ndryshme nga kontrata aktuale me Juventusin, Interi do te jete ne gare per te.”

“Edhe vete lojtari argjentinas kete gje e di. Ne qershor niveli i pagave tek Interi do te jete goxha me i ulet sepse ka lojtare si Vidal dhe Vecino qe jane ne skadence.”

“Vetem ata peshojne 16 milione euro ne total ne sezon per Interin. Ato 16 milione euro page jane mjaftueshem per te planifikuar sulmin per Dybala.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.