Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,373 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Gazzetta zbulon: “Dybala-Inter, merr fund gjithcka: lojtari do te vishet zikalter. Ja detajet!”

E BUJSHME – Gazzetta zbulon: “Dybala-Inter, merr fund gjithcka: lojtari do te vishet zikalter. Ja detajet!”
Inter Club Staff

Pas lajmit dje ne mesin e nates, ku flitej per nje marreveshje Inter-Dybala, sot La Gazzetta dello Sport e nis te perditshmen e saj pikerisht me kete qe e quan si lajmin e dites.

“Inter dhe Paulo Dybala po shkojne drejt nje martese dhe duket se gjithcka ka marre fund tashme: ai do te transferohet te zikalterit.”

“Takimi i fundit ka ndodhur gjate kesaj jave dhe palet jane dakordesuar ne parim pothuajse me gjithcka.”

“Ne fakt, sinjalet e para pozitive te medha kane ardhur ne javen e kaluar, mes transfertes se Bolognes dhe Udines, ku eshte arritur edhe marreveshja.”

“Dybala ka zgjedhur keshtu Interin per te ardhmen duke mos pasur asnje dyshim e duke kaluar keshtu te rivalet historik.”

“Argjentinasi ka ndermend te qendroje ne Itali dhe mardheniet i ka shume te mira me Beppe Marotten prej vitesh.”

“Ai deshiron te fitoje Scudetton ne dem te Juventusit qe nuk i ofroi rinovimin me shifrat e rena dakord disa kohe me pare.”

“Nderkohe, nga ana tjeter, ai eshte shume entuziast edhe per projektin e Inzaghit. Keto muaj ka degjuar nga te gjitha klubet, por ne cdo moment ai ka qene i bindur per Interin.”

“Ka pasur kontakte nga Manchester United, nga Atletico Madrid, por asnje nuk ka qene aq e bindur sa Inter per te.”

“Kjo ka peshuar goxha, sepse lojtari ka dashur te ndihet i deshiruar vertete nga skuadra qe do te zgjidhte per te ardhmen e tij.”

“Nderkohe, nga Inter i kane treguar se si ai do te jete qendror te projekti i ri i skuadres dhe jo periferik si kohet e fundit te Juventusi.”

“Tani mjafton te kaloje pak kohe qe gjithcka te behet realitet sepse nuk eshte kaq e thjeshte te zyrtarizohet nje kalim nga Juventusi tek Interi pa perfunduar sezoni akoma.”

“Inter ka marre siguri te plota per pjesen fizike te lojtarit, gje te cilen e kemi treguar edhe jave ne kaluar.”

“Paga? Do te jete maksimumi i mundshem qe mund te ofroje Inter: pra aq sa Brozovic dhe Lautaro, plot 6 milione euro plus bonuse.”

“Flitet per nje marreveshje prej 4 vitesh. Hapsiren per pagen e tij do e lene Vidal, Sanchez e mbase edhe De Vrij.”

“E ardhmja ka filluar tashme dhe kontaktet me Dybala jane te perditshme dhe kane filluar prej disa javesh.”

“Tani jemi ne kilometrat e fundit te maratones. Le te themi se finishi eshte shume afer…”, siguron La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.