
Inter-Juve, Marota humbet dueli ne merkato? “Me sa duket Juventusi eshte shume afer…”
Inter-Juventus do te luhet pas disa ditesh, te dielen, ne San Siro. Nje ndeshje shume e rendesishme per klasifikimin.
Por me sa duket nje Inter-Juventus po luhet edhe ne merkato, ku zikalterit me ne krye Marotten jane ne lufte me drejtuesit bardh e zi.
Skuadra e Juventusit, pasi mori nje ‘jo’ publike nge Fabio Quagliarella i cili vendosur te mos shkoje ne Torino por te qendroje te Sampdoria, tashme i ka hedhur syte nga nje objektiv i Interit.
Behet fjale per Graziano Pelle, nje sulmues qe e pelqen edhe Conte si zevendes Lukaku per skuadren zikalter.
Por sipas kompanise se basteve Snai, tashme nje kalim i Pelle tek Juventusi ne kete dritare merkatoje eshte me i mundur se sa nje kalim i tij tek Interi.
Transferimi i Pelle te klubi nga Torino kuotohet me koeficentin 2,50, Nje koeficent me iulet ky se sa ai i Interit, qe eshte ne kete moment 4,50.
Nderkohe, qendrimi i Pelle ne Kine eshte kuotuar me koeficentin 3,50 dhe nje kalim ne Emiratet Arabe ne 5,50.
Fiorentina duket jashte lojes per rikthimin e tij ne Serie A duke qene se koeficenti qe kjo te ndodhe eshte 10,00.