Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“E dini pse Dimarco dhe jo Bastoni nga minuta e pare? Eshte vetem fillimi i nje mini-revolucioni qe…”

“E dini pse Dimarco dhe jo Bastoni nga minuta e pare? Eshte vetem fillimi i nje mini-revolucioni qe…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar ndeshjen e djeshme fale nje goli te Dumfries ne nje goditje kendi te sekondave te fundit te takimit.

Ka qene nje fitore zemre per Interin qe ka merituar rastet e krijuara. Nderkohe, Inzaghi i ka habitur te gjithe duke hedhur nga minuta e pare Dimarco dhe Darmian.

Por cfare ka ndodhur? “Te gjithe kane pyetur veten ne fillim te ndeshjes: pse Dimarco i majte ne qender dhe jo Bastoni?”

“Pastaj eshte pyetur edhe pse Darmian dhe jo Dumfries? Kalon vetem nje 80 sekondesh loje, dhe Dimarco ben nje kros, Darmian me koke dhe assist per Lukaku”.

“Ja ku i keni pergjigjet e para. Goli i Lukakut erdhi pikerisht nga kembet dhe zgjedhjet e lojtareve qe Inzaghi besoi nga minuta e pare”.

“Qe Dimarco eshte me reaktiv se Bastoni dhe me i shpejte per te dale para, kjo eshte e njohur. Por Bastoni eshte ai qe jep me shume siguri prapa”.

“Dimarco, sa here kishte topin ne kembe, ne cdo moment ishte shume i avancuar ne krahasim me linjen qe Skriniar dhe De vrij mbante”.

“Kjo ben qe Inter te sulmoje shpesh ne nje menyre shume atipike dhe me nje formacion 2-4-4 te frikshem per cdo kundershtar”.

“Eshte e vertete qe formacioni mbetet nje 3-5-2, por ne sulm, ai shpesh here dukshem eshte nje 2-4-4 per menyren se si rrjedh topi”.

“Inzaghi ka pikerisht kete mini-revolucion ne mendje dhe do e perdore shume gjate sezonit. Nderkohe, dje u pa ndoshta per here te pare ne 20 apo 30 vitet e fundit tek zikalterit nje sulm me 4 sulmues qendre dhe nje sulmues te dyte si Mikhytarian ne minutat e fundit. Dicka qe vuri Leccen ne veshtiresi shume te madhe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.