Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

994 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT, FLET CONTE: “E mohoj kategorikisht te kem folur me lojtaret e Juves. Une kam pranuar nga Interi…”

E FUNDIT, FLET CONTE: “E mohoj kategorikisht te kem folur me lojtaret e Juves. Une kam pranuar nga Interi…”
Inter Club Staff

Me ne fund flet ai, qe ka ngritur i vetem nje stuhi te vertete pas ndeshjes se Atalantes ne media duke sulmuar drejtuesit zikalter dhe anen menaxheriale te klubit.

Por kete gje, Antonio Conte e ka bere duke mohuar nje lajm te dale nga Repubblica ku thuhej se ai kishte folur me lojtaret e Juventusit per ti pyetur per largimin e Sarrit.

Keto jane fjalet e tij: “Per sa i perket artikullit te dale sot ne Repubblica.it, e mohoj kategorikisht qe te kem kontaktuar lojtaret e Juventusit.”

“Une nuk i kam pyetur kurre ata gjera te tipit “po Sarrin kur do e heqin? Do ta pyes me shume ate qe e ka shkruar ate artikull dhe pergjegjesi do te mbaje media qe e ka publikuar.”

Kete ka thene Antonio Conte ne telefon per agjencine e lajmeve ANSA.

Nderkohe, ai ka shtuar: “Kam pranuar nje projekt trevjecar me Interin dhe ashtu si kam bere ne te gjithe jeten time, do te punoj fort e do te perplasem me te gjitha forcat e mia e me te gjithe ate qe kam deri sa te behet nje projekt fitues.”

Keto kane qene fjalet e Contes vetem pak minuta me pare dhe keshtu, duket se per momentin, kemi nje armepushim.

Por, ai ka kercenuar median e siperpermendur se do te mbajne pergjegjesi ligjore per zerat me Juventusin qe kane nxjere diten e sotme qe sipas Contes, nuk jane te bazuar ne fakte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.