Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Gjykata Sportive me dore te hekurt: “Allegri dhe Brozovic ndeshkohen me nje ndeshje pezullim. Gjobe per Interin sepse…”

E FUNDIT – Gjykata Sportive me dore te hekurt: “Allegri dhe Brozovic ndeshkohen me nje ndeshje pezullim. Gjobe per Interin sepse…”
Inter Club Staff

Pas fitores se Interit ndaj Juventusit diten e djeshme qe pati vleren e Kupes se Italise, kane ardhur edhe disa denime sot nga Gjykata Sportive ne Itali.

Me sa duket, i pari qe e ka pesuar eshte tranjeri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili ka marre 10 mije euro gjobe dhe nje ndeshje skualifikim.

Ai e ka marre kete denim sepse ne minuten e 14 te minutave shtese, eshte larguar nga zona e tij dhe eshte afruar me pankinen kundershtare.

Kjo sjellje eshte pare agresive dhe provokatore ne drejtim te skuadres kundershtare dhe per kete ai eshte ndeshkuar me karton te kuq.

Nderkohe, nje ndeshje pezullim edhe per Marcelo Brozovic: kjo sepse lojtari ka marre nje karton te verdhe e do te duhet te mungoje nje ndeshje.

Kjo gje do te ndodhe ne Kupen e Italise sezonin e ardhshem, sepse kartonat ne Kupen e Italise nuk ndikojne dot ne Serie A.

Gjykata Sportive ka denuar Interin edhe me 6 mije euro gjobe per shkak se tifozet e saj gjate ndeshjes kane hedhur pese gota me birre.

Keshtu, Inter e ka mbyllur diten e djeshme me nje Superkupe por e ka gjetur veten sot me 6 mije euro gjobe. Pak, ne krahasim me kenaqesine e fituar dje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.