Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,071 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve-Inter, cfare skandali te Cuadrado-Sanchez: “Gabim i tmerrshem nga Valeri dhe VAR: nuk kane dashur te…”

Juve-Inter, cfare skandali te Cuadrado-Sanchez: “Gabim i tmerrshem nga Valeri dhe VAR: nuk kane dashur te…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, ne minutat finale te ndeshjes Juventus-Inter ka ndodhur me te vertete nje skene e shemtuar.

Cuadrado, lojtari i Juventusit, ne agoni e siper per shkak te rezultatit, ka bere nje nderhyrje te denje per artet marciale.

Ne fakt ka qene nje nderhyrje killer ajo e Cuadrados ne dem te kilianit, pak a shume identik me ate qe ka bere Theo Hernandez ndaj Arturo Vidal.

Ne ate rast, kiliani pesoi nje demtim te rende ne kavilje dhe qe e beri te humbiste disa ndeshje me pas per Interin.

Nderkohe dje, Sanchez i ka shkuar me mire, sepse takat e Cuadrados e kapen komplet krahun dhe brinjet e lojtarit.

Nese protokolli i VAR do te ishte respektuar ne kete rast, atehere lojtari kolumbian do te kishte marre direkt nje karton te kuq.

Por kjo gje nuk ndodhi, edhe pse nderhyrja ishte e qellimte dhe e dhunshme: dy komponente qe duhet te kishin bere Valerin ta ndeshkonte ate.

Lojtaret zikalter kane protestuar por nuk kane marre asgje ne kembim. Valeri dhe VAR nuk kane dashur te nderhyjne fare per kete rast mbase edhe sepse ndeshja ishte ne fund te saj dhe rezultati nuk ishte ne diskutim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.