Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, cfare fjalesh nga Beppe Marotta: “Po punojme per Dybala. Inzaghi brenda qershorit do kete…”

E FUNDIT – Inter, cfare fjalesh nga Beppe Marotta: “Po punojme per Dybala. Inzaghi brenda qershorit do kete…”
Inter Club Staff

Pas nje eventi ne Milano per prezantimin e nje libri, Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, ka folur edhe per merkaton.

Kjo sepse aty nuk kane munguar gazetare te ndryshem qe e kane ndalur dhe e kane pyetur pikerisht per levizjet e fundit te Interit.

Gjithcka ka nisur me nje pyetje per lojtarin me te perfolur te momentit, Paulo Dybala, i cili me sa duket eshte afruar ndjeshem me Interin.

“Dybala? Po punojme ne kete moment. Ne fund do te kemi nje skuader kompetitive, ashtu si e meriton Interi.”

“Puna ime, e Piero Ausilios, e Dario Baccin eshte ajo qe te mbyllim ndertimin e skuadres se Interit perpara fundit te qershorit.”

“Puna jone do te beje qe te veme ne dispozicion te Simone Inzaghin skuadren me te mire te mundshme duke respektuar disponueshmerine financiare qe kemi.”

“Per kete po mundohemi cdo dite dhe Inter do te kete nje skuader te denje per emrin qe ka.”, ka perfunduar ai fjalen e tij.

Nderkohe, pyetjes per Milan Skriniar dhe Paris Saint Germain (nje interes nga ana e tyre), Beppe Marotta i eshte pergjigjur shume ashper dhe shkurt me nje “Jo” perpara se te largohej dhe te pershendeste gazetaret prezent.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.