Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,648 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, SportMediaset i habit te gjithe: “A e dini nga kush do te zevendesohet Gagliardini nese largohet? Pikerisht nga…”

Inter, SportMediaset i habit te gjithe: “A e dini nga kush do te zevendesohet Gagliardini nese largohet? Pikerisht nga…”
Inter Club Staff

Jo vetem Arturo Vidal dhe Matias Vecino. Me sa duket, nga mesfusha e Interit ne kete sezon mund te largohet edhe… Roberto Gagliardini.

Lojtari qe ishte mjaft i preferuar nga Antonio Conte, ne sezonin qe kemi lene pas, eshte perdorur shume pak nga Inzaghi.

Ai ka qene zgjedhja e fundit e Interit ne mesfushe dhe shpesh here, ne hirarkine e skuadres, ka parakaluar vetem Sensin.

Nderkohe, per sa i perket te tjereve, Gagliardini ka qene gjithmone nje hap prapa dhe karakteristikat e tij nuk shkojne shume per shtat me lojen e Simone Inzaghit.

Por diten e sotme SportMediaset ka folur pikerisht per lojtarin italian te blere nga Atalanta disa sezone me pare.

Sipas tyre, Inter deshiron ta shese Gagliardinin dhe ai mund te perfshihet ne operacionin per Bremer me Torinon.

Por nese Gagliardini largohet verete, kush mund te vije ne vend te tij? Pikerisht ketu SportMediaset ka habitur jo pak.

“Ne vend te Gagliardinit ne Milano do te vinte nje lojtar si Ederson qe te Salernitana ka shkelqyer dhe qe po kerkohet nga skuadrat me te forta ne Itali.”

“Normalisht per Inzaghin do te ishte nje upgrade i rendesishem sepse Ederson eshte nje mesfushor shume cilesor dhe shume i ri ne moshe.”

“Problemi i madh qendron te fakti se Salernitana kerkon 21 milione euro per te te pakten, por me aq shume talente sa Inter ka ne pronesi, normalisht qe mund ta ule shume cmimin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.