Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,884 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte tek Interi, ja komunikata e plote e klubit per ardhjen e tij por edhe fjalet e tij te para: “Jam entuziast”.

Conte tek Interi, ja komunikata e plote e klubit per ardhjen e tij por edhe fjalet e tij te para: “Jam entuziast”.
Inter Club Staff

Antonio Conte eshte tranjeri i ri i Interit. 

Zyrtarizimi i klubit zikalter ka ardhur ne menyre surprize ne oren 6 te mengjesit me ate shqiptare dhe lajmi eshte dhene nepermjet nje komunikate zyrtare qe me pas eshte shperndare ne te gjitha rrjetet sociale ku Interi eshte prezente.

Ja komunikata e plote ne shqip:

MILANO – Jane gjestet, shikimet, detajet, ato qe perkufizojne Antonio Conten. Nje jete e dedikuar futbollit qe prej femije. I apasionuar dhe i dashuruar me topin aq shume sa u be nje objektiv per tu ndjekur. Ne fillim futbollist dhe me pas tranjer.

I vendosur dhe ambicioz, Antonio Conte keshtu nis rrugetimin e tij tek Interi: nje objektiv i vetem, i njejti horizont, ai i fitores. Mendje, zemer dhe kembe jane fjalet kyce te karrieres se Contes i lindur ne 31 korrik 1969.

Mendje: ashtu si idete e qarta te tij ne fushen e lojes kur luante si mesfushor dhe si idete e tranjereve te tij qe e dinin se ai nje dite do te behej nje tranjer i suksesshem.

Zemer: si ajo qe ai ka treguar ne cdo aventure te tij duke mbrojtur gjithmone klubet qe ka stervitur dhe lojtaret dhe ka treguar nje ndenje perkatesie e nevojshme per objektivat me te rendesishem.

Kembe: ato per te punuar me intensitet gjate stervitjeve dhe gjate ndeshjeve, per te perjetuar nje sezon ne maksimum.

Pune dhe djerse, ato jane identiteti i tij. Ashtu si puna ne Kombetare ne 2016. Italia e Contes u eleminua nga Europiani vetem me penallti nga Gjermania dhe i emocionoi te gjithe. Por te mos harrojme qe Conte ka lene shenjen e tij edhe jashte Italise duke fituar qe ne sezonin e tij te pare Premier League.

Tani sfida e Contes eshte ajo e botes zikalter: te vazhdojme te vrapojme per te derguar Interin ne eliten Europiane.

“Jam i sigurt qe Antonio Conte eshte nje nga tranjeret me te mire ne qarkullim – ka deklaruar Presidenti i Interit Steven Zhang -. Jam i sigurt qe do te na ndihmoje te kapim objektivin tone, te realizojme misionin tone qe ka qene gjithmone i njejti: te rikthejme Interin ne majat e futbollit europian dhe boteror.”

“Nis keshtu nje kapitull i ri i jetes sime, jam shume entuziast – ka komentuar Antonio Conte, tekniku i ri i Interit. Do te kerkoj qe te rikthej te gjithe besimin qe Presidenti dhe drejtuesit e Interit kane mbi mua. Kam zgjedhur Interin per klubin qe eshte, per seriozitetin dhe ambicjen. Per historine e saj. Me ka pelqyer menjehere qartesia e ideve te Interit dhe deshiroj ta coj kete skuader aty ku e meriton.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.