Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter i kerkon falje tifozeve dhe merr vendimin e ri: “Duke filluar nga sot, biletat per ta do te…”

E FUNDIT – Inter i kerkon falje tifozeve dhe merr vendimin e ri: “Duke filluar nga sot, biletat per ta do te…”
Inter Club Staff

Tifozet e Interit ishin bere gati per proteste: Inter Club-et zyrtare dhe Curva Nord do te protesonin pikerisht ndaj Real Madrid por kjo gje nuk do te ndodhe me.

Perfaqesuesit e dy realiteve te ndryshme te tifozerise se organizuar diten e sotme ne mengjes kane takuar drejtues te klubit per nje ceshtje te rendesishme.

Cfare ka ndodhur? Interi kete sezon ka filluar ti shese biletat ne tre dritare te ndryshme: e para eshte per te abonuarit ne stadium ne sezonin 19-20, e dyta ka qene per Inter Clubet, ndersa e treta ka qene shitja e lire.

Por duket se tifozet zyrtar te Interit ne Itali dhe Bote (ketu ben pjese edhe Inter Club Albania) nuk kane qene aspak te kenaqur me faktin se nje pjese e tifozerise ka pasur mundesi te zgjedhe e para biletat me Real-Madrid.

Per kete eshte mbajtur ky takim ne diten e sotme, ku Interi me perfaqesuesit e saj i ka kerkuar falje perfaqesuesve te tifozerive te organizuara dhe i ka premtuar qe nga sot e tutje do te kete nje trajtim te barabarte per te gjithe: si te abonuarit e si te anetaresuarit neper Inter Clube.

Pra, shitja e pare per cdo ndeshje dhe ajo ku mund te blihen bileta me ulje do te behet per tifozet zyrtare dhe per te abonuarit.

Kjo eshte nje fitore e madhe per te gjithe tifozerine e organizuar sepse tashme ata bejne pjese ne kategorine me te favorizuar ne blerjen e biletave.

Nderkohe, Inter Club Albania do te kete nje perfaqesi teper te larte ne numer qe ne ndeshjen e se merkures ndaj Realit te Madridit.

Pas dy sezonesh me ne fund rikthehemi ne stadium!

Nderkohe, Curva Nord dhe Inter Clubet kane rene dakord qe ne ndeshjen ndaj Real pas marreveshjes se arrire me klubin te mos kete asnje proteste.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.