Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Sensi nje hap larg Sampdorias: ja formula qe Inter do e shese lojtarin.”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Sensi nje hap larg Sampdorias: ja formula qe Inter do e shese lojtarin.”
Inter Club Staff

Sampdoria eshte shume afer goditjes se madhe per ta qe quhet Stefano Sensi dhe qe do te shkoje aty nga Interi.

Qe prej dites se djeshme, lajmi me i rendesishem per ta eshte kalimi i mundshem i mesfushorit te Interit ne Genova.

Por me cfare formule do te shkoje Sensi te skuadra e Sampdorias? Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport e cila shpjegon me detaje gjithcka.

“Transferimi i Sensit do i jepte mundesi Sampit qe te kishte kualitet pas shpines se sulmuesve por jo vetem kaq.”

“Ne te njejten kohe, lojtari i Interit do te mund te gjente ne Genova gjithcka cfare ka munguar ne Milano keto kohe: vazhdueshmerine.”

“Per te ne fakt ka pasur vetem nente prezenca ne kampionat dhe tete prej tyre kane ardhur duke e nisur ndeshjen nga pankina.”

“Ai ka luajtur vetem nje total prej 158 minutash. Sensi nderkohe ka pasur siguri te medha se do te luante me vazhdimesi te Sampdoria dhe per kete ka thene po.”

“Nderkohe, nje tjeter gje qe e ka bere te pranoje Sampdorian ka qene edhe formula e transferimit: huazim i thjeshte per gjashte muaj, me pas do te rikthehet ne Milano.”

“Ka qene vete Interi qe nuk ka dashur te fuse asnje klauzole blerje te detyrueshme apo klauzole me te drejte blerje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.