Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter ul cmimin e Lautaros per Barcelonen? Ja kerkesa e re e Marottes!

E FUNDIT – Inter ul cmimin e Lautaros per Barcelonen? Ja kerkesa e re e Marottes!
Inter Club Staff

Interi ne fillim dukej se nuk do te bente asnje skonto (ulje) per Lautaro Martinez, por me sa duket dicka ka ndryshuar ne ditet e fundit. 

Drejtuesit zikalter e kane rimenduar gjithcka dhe mund te pranojne edhe lojtare ne kembim por me kushtin e vetem se lojtaret duhet ti zgjedhin ata.

Keta lojtare qe mund te futen nga Barcelona ne marreveshje, duhet te bejne pjese tek planet dhe nevojat e Antonio Contes.

Interi keshtu me sa duket ka ulur kerkesat monetare te saj dhe ka hapur nje dritare per Barcelonen.

Ja cfare shkruane e perditshmja La Repubblica: “Ka nje shifer cash qe Interi ka vendosur te mos zbrese prej saj: nga 111 milione euro, Interi ka zbritur ne 90 milione euro kerkese.”

“Kjo do te jete baza, dhe me pas do te mund te diskutohet edhe per lojtare qe mund te futen ne marreveshje nga klubet.”

“Por keta lojtare, duhet te jene me patjeter lojtare qe bejne pune ne logjikat e plusvalences por edhe qe vlejne ne projektin taktik te Antonio Contes.”

ZEVENDESUESI – “Werner eshte lojtari i pare ne listen e klubit te Zhang. Qe ne dhjetor drejtuesit zikalter e kishin rregulluar terrenin per lojtarin gjerman per te kuptuar situaten.”

“Pista eshte e gjalle. Normalisht gjithcka lidhet me te ardhmen e Lautaros. Pra, nga shitja e Toros. Me pak fjale, Interi nuk mund te mbylle marreveshjen me Red Bull nese nuk shet me pare Lautaron.”

PLANI – “Werner ka nje situate shume te ngjashme me ate te Lautaros. Edhe gjermani ka nje klauzole largimi prej 60 milione eurosh qe mund te perdoret deri ne mesin e qershorit.”

“E pamundur qe Interi te vendose ta mbylle ate pa mbyllur diskutimin Lautaro me Barcelonen. Por me Liepzig mund te vendoset te diskutohet dhe mbase qe mund te shkoje edhe pertej 60 milione eurot duke futur pse jo, ndonje lojtar ne marreveshje.”

LAUTARO – “Argjentinasi nuk ka dale hapur ne asnje moment ne favor te Barcelones sepse ka respekt per klubin aktual por edhe tranjerin Antonio Conte me te cilin ka nje raport mjaft te mire.”

“Gjithesesi nuk mund te lihet pa u vene re edhe renia e formes se lojtarit menjehere pas daljes se zerave te pare per Barcelonen. Duket sikur ai nuk e ka me mendjen vetem tek futbolli i luajtur.”

“Kjo nuk mund te kete kaluar pa u vene re nga drejtuesit e Interit qe do duhet te marrin parasysh edhe deshiren e lojtarit perpara se te marrin nje vendim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.