Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

352 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – “Kontakte Marotta-Perez per nje mega-shkembim per Eriksen? Ne Milano do te vinte…”

E FUNDIT – “Kontakte Marotta-Perez per nje mega-shkembim per Eriksen? Ne Milano do te vinte…”
Inter Club Staff

Christian Eriksen e ka pasur shume te veshtire qe kur ka ardhur ne Milanon zikalter dhe ka nenshkruar nje kontrate me Interin.

Mesfushori ka hasur veshtiresi ne perfshirjen e tij ne sistemin e lojes se Antonio Contes dhe fjalet e Marottes te bejne te mendosh se aventura e danezit tek Interi ka ardhur ne fund.

Sipas asaj qe tregon Sky Sport Germany, ndermjet Interit dhe Realit ka pasur nje kontakt te rendesishem merkatoje.

Keshtu, jane hedhur bazat per nje mega-shkembim ne merkato, ku Eriksen do te perfundonte ne Madrid, tek Zidane.

Nderkohe, po ne Milano kush do te vinte? Spanjolli Iscom qe me sa duket pelqehet shume nga Antonio Conte.

“Real Madrid kerkon 60-70 milione per Isco, nderkohe Eriksen ka kaluar nga Tottenham tek Interi ne janar per 27 milione euro.”

“Prandaj, jane te nevojshem disa bisedime te rendsishme ndermjet klubeve per ta bere kete kalim realitet, sepse deri para pak ditesh nje shkembim i tille dukej i pamundur.”

“Nderkohe, agjenti i lojtarit spanjoll ka pranuar deshiren e lojtarit qe te nise nje aventure te re larg Spanjes disa dite me pare.”

“Isco deshiron te provoje nje kampionat tjeter ka thene ai, por nderkohe deri ne kete moment e ka pranuar se nuk ka pasur asnje oferte zyrtare per te.”

“Per kete ceshtje, behet me dije po nga i njejti burim se ka pasur edhe nje takim Marotta-Perez ne ditet te shkuara e nje kontakt te ri mund te kete edhe sot ose neser, para ose pas ndeshjes Inter-Real Madrid.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.