Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mentana: “Inter, mund ta mposhtesh Barcelonen”.

Mentana: “Inter, mund ta mposhtesh Barcelonen”.
Ardis
  • On 14/10/2018, 15:05

Keshtu eshte shprehur tifozi i njohur zikalter ne mikrofonat e Gazzetta dello Sport.

Tifoz i madh i Inter-it dhe prezantues ne eventin ne Trento e organizuar nga Gazzetta dello Sport, Enrico Mentana me pas ka dhene nje deklarate, kjo eshte intervista e tij:

MILITO – “Ne vitin e Tripletes realizonte gola edhe nga dhomat e zhveshjes. Arrinte te realizonte gola te pabesueshem, sic arriti te realizonte golin ne finalen e Coppa Italia-s kunder Roma-s, projektim te pamundur. Kur i rishikon realizimet e tij them me vehte: “si ka arritur te realizoje”? Me pas 2-0 ne Madrid ka qene emocioni me i forte. Eshte perkushtimi i nje kampioni”.

KTHESA – “Nese me duhet te zgjedh nje moment te sakte, them fitorja ne Stamford Bridge ne shtepine e Chelsea-s. Kam qene me fat sepse e kam pare ndeshjen ne stadium. Goli i Eto’o ka bere kthesen e sezonit. Ajo ishte ndeshja e ndergjegjesimit, hera e pare ne te cilen Inter-i eshte ingranuar si nje skuader qe mund ti fitonte te gjitha”.

SPALLETTI – “Sic ishte Mourinho? Absolutisht jo. Te dy kane shume kualitete, por jane shume te ndryshem nga njeri tjetri”.

SOT – “Inter-i i diteve te sotshme ka shume lojtare te zote, ekipi i 2010 ishte i perbere nga kampione te medhenj. Shume prejt tyre do te ishin te vlefshem dhe do te benin diferencen ne fushe. Edhe ne kushtet aktuale te tyre fizike…”.

OBJEKTIVAT – “Jam nje tifoz i madh zikalter, por qendroj nje gazetar intelektual objektiv: Juventus eshte ekipi me i forte nga te gjithe, eshte qarte nje gje tille. Edhe Napoli eshte dicka me larte, ndersa me te gjitha te tjera Inter-i eshte njesoj ose me larte”.

CHAMPIONS – “Eshte nje kompeticion e vecante, ku shume here del ndonje surprize. Mjafton te mendosh per PSG qe ka ne ekipin e saj kampione dhe vuan qe te arrije deri ne fund te kompeticionit…”.

BARCELONA – “Nje ndeshje qe duhet luajtur dhe ne SanSiroInter-i mund te mposhte Barcelona-n. Katalanasit nuk jane me te pamposhtur, si njehere e nje kohe. E rendesishme eshte qe te kalohet faza e grupeve, Pastaj ne fazat e mevonshme, me mire nese avancojne, do te ishte e bukur nese do te perballeshim me Juventusin ne Champions League, dhe te ndreqesh llogarity aty me sfidat dhe elemenimet direkte”.

DERBY“Kam nje kujtim shume te perzemert ku fitonim 5-2 dhe golat u realizuan nga Corso dhe Mazzola. Ne ndeshjen e pare kishim humbur 3-0, ishte koha e Grande Inter. Kam pasur fatin ti gezohem dy skuadrave te mrekullueshme, ajo e viteve 60′ dhe ajo e Tripletes”.

ICARDI vs HIGUAIN – “Te dy kampione, njeri eshte me i ri ne moshe. Higuain ne te gjitha ndeshjet duhet te konfirmoje se eshte Higuain. Ndersa Icardi eshte nje Kobra, te duket sikur eshte ne gjume, dhe atehere kur nuk e pret realizon kafshimin vdekjeprures. Ndeshja midis dy argjentinasve do te jete nje ndeshje e madhe, por nuk fitohet vetem per nje lojtar. Icardi eshte nje nga me te fortet, por shikoj edhe te tjere sulmues ne fushe. Nese do te ishte e mundur, do te rrembeja Mandzukic nga Juve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.