Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,636 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Ndryshon gjithcka per Modric dhe takimin e sotshem! Florentino ka vendosur qe…

E FUNDIT – Ndryshon gjithcka per Modric dhe takimin e sotshem! Florentino ka vendosur qe…
Inter Club Staff

Kjo merkato verore ka qene me te vertete e cmendur dhe totalisht e paparashikueshme.

Cfare mund te thuhet ne nje moment nuk eshte thene nje ore me pare e me siguri ndryshon disa momente me vone.

Kete gje e tregon me se miri edhe rasti i Modric qe te gjithe po prisnin qe ai te takohej sot me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez per te vendosur te ardhmen e tij por me sa duket, nuk do te ndodhe keshtu.

Kete gje e tregon La Gazzetta dello Sport vetem pak minuta me pare e cila ka treguar se Florentino Perez, numri nje i Real Madrid ka ndryshuar gjithcka dhe do te duhet te presim edhe pak per nje takim me Modric.

Ja cfare shkruan Gazzetta ne faqet e saj:

“Asgje nuk eshte vendosur sot ne takimin me Sanchez. Modric ka votuar Interin dhe Florentino Perez ka shtyre takimin te premten.”

“Po po, pikerisjht te premten: atehere kur Interi do te jete i gjithi ne Madrid sepse ka miqesoren ndaj Atleticos.”

“Por Modric eshte paraqitur rregullisht sot ne stervitje sepse Perez e ka siguruar ate qe do e mbaje fjalen me te, por me pare duhet te takohen qe te shohi realisht qellimet e lojtarit.”

“Interi nuk po nderhyn ne kete moment sepse me Real Madrid ka raporte te shkelqyera e gjithashtu edhe me Florentino Perez.”

“Zikalterit po presin si do te zhvillohet situata por ka nga ana e saj nje mal me aleate: vete lojtarin, Vanjan, gruan e Modric si dhe agjentet e tij por te mos harrojme edhe kompanine kroate te Interit qe flasin cdo dite me Modric.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.