Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni, cfare prapaskene me Conten: “Kisha shume frike, por Conte me mori ne telefon: me tha…”

Bastoni, cfare prapaskene me Conten: “Kisha shume frike, por Conte me mori ne telefon: me tha…”
Inter Club Staff

Alessandro Bastoni kishte shume frike se mos nuk ishte nje lojtar per Interin, nuk ishte i sigurt qe ishte ne lartesine e duhur.

Eshte kjo ajo qe ka zbuluar diten e djeshme mbrojtesi zikalter per La Gazzetta dello Sport, duke zbuluar edhe nje prapaskene me Conten.

Kishte frike, Alessandro Bastoni. Apo jo?

“Po, kisha shume frike se mos nuk isha ne lartesine e Interit.”

Ti? Pikerisht ti, qe nga UEFA je futur – si i vetmi italian – ndermet 50 lojtareve te rinj per tu ndjekur me kujdes?

“Nje nder per mua te jem ne ate liste. Eshte nje menyre per te shpaguar sakrificat qe kam bere deri me tani.”

“Por tani pritshmerite jane me te larta. Nga kush? Nga tifozet, nga Conte, nga une, nga te gjithe…”

Por nga cfare kishe kaq shume frike?

“Conte me telefonoi perpara grumbullimit. Me mbajti ne telefon 15 minuta dhe me tha ‘per cfare po shqetesohesh? Nese je tek Interi, ka nje motiv dhe shpejt do e marresh vesh. Je ketu sepse te kam dashur une’.”

“Une isha frikesuar, kisha frike se mos nuk isha ne lartesine e duhur per kete kapercim te madh.”

“Me pas kam kuptuar se nuk kishte rendesi mbiemri mbi fanelle. Te gjithe shoket e skuadres ishin si puna ime, me te njejtat forca si une dhe me te njejtat dobesi qe kisha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.