Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

811 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA DI MARZIO: “Inter, ja cfare po ndodh me Hakimi: Marotta as nuk do t’ja dije fare per…”

E FUNDIT NGA DI MARZIO: “Inter, ja cfare po ndodh me Hakimi: Marotta as nuk do t’ja dije fare per…”
Inter Club Staff

Inter tashme ka nje tranjer te ri pas largimit te Antonio Contes, por duket lajmet per merkaton kane filluar te shtohen ore pas ore.

Ne fillim ka qene La Gazzetta dello Sport e cila ka folur per nje oferte te PSG per Hakimin, por duket se sipas Di Marzios, gjerat nuk jane shume te thjeshta per te.

“Eshte e vertete qe Achraf Hakimi i pelqen Paris Saint Germain dhe ata kane ndermend te bejne nje oferte.”

“Por kujt nuk i pelqen Hakimi? Ai eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote ne rolin e tij dhe me prespektive shume te madhe.”

“Ai nuk eshte si pelqen vetem Paris Saint-Germain apo Leonardos, po i pelqen shume edhe klubeve si puna e Bayern Munich apo Chelsea.”

“Por ne kete moment qe po flasim, Interi as nuk ka ndermend te heqe dore nga ai. Interi do te pergjigjej per te vetem perpara ndonje oferte te pabesueshme, ndonje oferte te parezistueshme.”

“Klubi zikalter dhe Marotta as nuk e con ndermend qe te shese Hakimin per 60 milione euro apo oferta te ngjashme me kete.”

“Per te bindur Interin sot per sot do te duhet nje oferte shume me e larte se 60 milione euro. Do te duhej nje shifer marramendese.”

“Inter e ka blere 45 milione Hakimin. Te shitet pas nje viti 60 milione nuk ka kuptim. Prandaj, do te duhen shume me shume se aq dhe ne kete moment, zikalterit nuk duan te privohen nga ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.