Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Lukaku: “Ja kush eshte objektivi im me i madh tek Interi. Mendjen e kam vetem te…”

Inter, flet edhe Lukaku: “Ja kush eshte objektivi im me i madh tek Interi. Mendjen e kam vetem te…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Romelu Lukaku ka qene prezent ne Twitterin e tij, ku i eshte pergjigjur disa tifozeve me disa pyetje-pergjigje (Q&A).

Ai keshtu ne distancen e dy diteve nga derbi i fituar i Milanos 3-0 ne fushen e ketyre te fundit, ka vendosur te kaloje pak kohe me fansat e tij.

Cili eshte objektivi yt per kete finale sezoni?

“Ne kete moment, objektivi im me i madh eshte ndeshja e radhes. E keshtu me radhe. Gjithmone ndeshja e radhes. Une perqendrohem vetem te e tashmja.”

Idhulli me te cilin je rritur?

“Drogba.”

Cili eshte momenti yt me i mire i perjetuar te Interi?

“Deri me tani ka shkuar cdo gje mire, me mungojne vetem tifozet e Interit neper stadiume.”

Nje mendim per Rashford?

“Po permiresohet ne menyre te vazhdueshme. Me pelqen ta shoh teksa luan, me siguri eshte nje nga lojtaret me te talentuar qe une kam luajtur.”

Goli i preferuar me Interin?

“Ai qe kam shenuar ne sezonin e kaluar ne transferten e Napolit. E mbani mend?”

Kujtimet me te bukura me WBA?

“Debutimi dhe ndeshja e fundit.”

Anime e preferuar?

“Dragonball Z.”

Te pelqen te jetosh ne Itali?

“Po, e dashuroj.”

E ke pare derbin e Merseyside?

“Po, jam shume i lumtur per Everton.”

“Mbrojtesi me i mire me te cilin ke luajtur?

“Vincent Kompany.”

Sa shpesh stervitesh?

“Nuk shkoj shpesh ne palester, mbase dy here ne jave dhe me shume punoj per shpejtesine dhe rezistencen ne fushen e lojes sepse eshte e rendesishme per lojen tone.”

Cfare dashuron pervec futbollit?

“Te qendroj me djalin tim, te luaj dhe te shikoj basket.”

Jordan apo Lebron?

“Mos ma bej kete.”

Cfare ke thene pasi ke shenuar 3-0 ndaj Milanit?

“Kam thene nje mal me gjera per faj te adrenalines se ndjere, imagjinoj… (qesh).”

Nje koment per raportin me Lautaron?

“Komunikimi ka qene thelbesor. Kemi nje mardhenie shume te mire, por mbi te gjitha, punojme per skuadren.”

Si e ke prekjen e pare te topit?

“Me mire se ty, ashtu si mund ta shikosh”, i kthen pergjigje Big Rom duke i shtuar kesaj pergjigje edhe nje gif nga Atalanta-Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.