Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

780 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY SPORT – “E papritur: Chelsea parakalon PSG per Hakimi? Ja oferta, perfshihen edhe dy lojtare.”

E FUNDIT NGA SKY SPORT – “E papritur: Chelsea parakalon PSG per Hakimi? Ja oferta, perfshihen edhe dy lojtare.”
Inter Club Staff

Me sa duket, te Sky Sport Italia ka mberritur nje informacion tjeter i rendesishem per te ardhmen e Achraf Hakimi.

Lojtari maroken duket se eshte i destinuar te largohet nga Interi ne kete vere, por Paris Saint-Germain ende nuk e ka bere nje oferte tjeter per te.

Nderkohe, per kete ceshtje, ne oret e fundit ka folur edhe Gianluca Di Marzio, gjate emosionit te tij Calciomercato l’Originale.

Ai ka konfirmuar se ne kete moment qe po flasim, nje oferte tjeter ka ardhur ne drejtim te Interit per lojtarin maroken.

“Atehere kur dukej se ai ishte shume afer Paris Saint-Germain ka ndodhur dicka a papritur per sa i perket transferimit te tij.”

“Ne gare eshte futur fuqishem edhe Chelsea. Nderkohe, per sa i perket Leonardos dhe PSG, Interi mbetet e palevizur: kerkon 75 milione euro plus edhe bonuse.”

“Pa u menduar gjate, klubi me pronar Abramovich po ben tentativen e saj dhe i ka ofruar Interit pervec parave, edhe dy lojtare ne kembim per te zgjedhur.”

“I pari eshte Emerson Palmieri, nje lojtar qe nga Interi pelqehet mjaft, por edhe mbrojtesin e qendres Andreas Christensen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.