Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

471 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY SPORT – “Inter po behet gati qe te niset drejt Romes me nje mungese te madhe?”

E FUNDIT NGA SKY SPORT – “Inter po behet gati qe te niset drejt Romes me nje mungese te madhe?”
Inter Club Staff

Pasi jane marre tre piket ndaj Spezias, tani Inter po mendon direkt per ndeshjen e radhes ne Serie A ndaj Romes.

Fitorja diten e djeshme ka ardhur me nje emergjence totale ne mbrojtje duke qene se ne fushe kishte vetem nje mbrojtes qendre te mirefillte.

Nderkohe, diten e sotme ne Appiano Gentile, skuadra zikalter eshte paraqitur normalisht dhe ka filluar te pergatise ndeshjen ndaj Romes dhe ndaj ishit te madh, Jose Mourinho.

Sky Sport ka sjelle te rejat e fundit nga Interi dhe mungesat e mundshme te zikalterve ne kete ndeshje ndaj kryeqytetasve.

“Ne kete moment qe po flasim, edhe Alessandro Bastoni por edhe Stefan de Vrij kane zhvilluar nje pune te diferencuar ne Apiano.”

“Shanset e tyre per ti pare ne fushen e lojes te shtunen jane te ndryshme dhe nese per Bastonin mund te thuhet se eshte i rekuperuar, nuk vlen e njejta gje edhe per De Vrij.”

“Inter po behet gati qe te niset drejt Romes pa hollandezin qe ne kete moment eshte me shume per jo se sa per po. Gjithcka do te kuptohet me shume ne oret ne vazhdim.”

“Ne lidhje me te do te mendohet mire edhe per shkak se direkt pas Romes do te luhet kunder Real Madrid dhe mund te vendoset te mos rrezikohet.”

“Nderkohe, mungesa te sigurta ndaj Romes jane Ranocchia, Darmian dhe Kolarov, te tre te demtuar dite me pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.