Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

660 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro flet per Lukakun: “Romelu eshte penduar qe ka shkuar te Chelsea? Di te them se ai tek Interi…”

Inter, Lautaro flet per Lukakun: “Romelu eshte penduar qe ka shkuar te Chelsea? Di te them se ai tek Interi…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez, nje dite pas golit ndaj Spezias, eshte ndalur per mikrofonat e Sport Mediaset dhe ka folur per disa ceshtje te rendesishme.

Ai nder te tjera eshte pyetur edhe per ish-shokun e skuadres, Romelu Lukaku, qe ne vere vendosi te braktise Interin.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e El Toro: “Pse kam rinovuar me Interin? Kam folur shume me familjen time.”

“Jemi shume te lumtur te qendrojme ketu. Gjendemi vertete shume mire. Milano eshte nje qytet qe me pelqen vertete shume.”

“Pastaj edhe projekti qe Interi ka me ka pelqyer. Jam shume i lumtur qe kam qendruar te skuadra qe doja te vazhdoja karrieren time.”

Tani je me matur?

“Jam bere baba, mbase me ka maturuar brenda dhe jashte fushes kjo gje por une gjithmone kerkoj te permiresohem. Si njeri dhe si lojtar.”

“Ndonjehere nevrikosem shpejt, duhet te jem me i qete ne fushen e lojes.”

Objektiva?

“Kemi Scudetton ne gjoks, e rendesishme eshte qe ta mbrojme. Po punojme fort, po bejme gjithcka cfare kerkon tranjeri.”

“Ne fushe kerkoj gjithmone qe ti jap nje dore shokeve te mi. Ndonjehere shenoj e ndonjehere jo, por une gjendem shume mire.”

“E rendesishme eshte qe te jemi te gjithe te perqendruar per te ndihmuar njeri-tjetrin sepse kjo eshte rruga e duhur.”

Raporti me Inzaghin?

“Po me jep nje dore te madhe. Me merrte ne telefon edhe kur isha ne Kupen e Amerikes. Kemi folur shume ne telefon. Me ka ndihmuar shume.”

“Une kerkoj gjithmone qe te mesoj shume nga tranjeret sepse kane eksperience dhe kerkojne qe te bejne me te miren per ne lojtaret.”

Tani Roma dhe pastaj Real Madrid…

“Ne po pergatisim ndeshjen me Romen, nje skuader e forte, me nje tranjer qe ka bere historine e futbollit.”

“Tani po kerkojme qe te pushojme mire, pastaj do te shkojme ne Olimpico per te bere lojen tone. Do te jete nje ambient i nxehte, do te jete nje ndeshje ku duhet te japim nje sinjal per kampionatin.”

“Ne Madrid duhet te shkojme per te fituar dhe normalisht po fituam atje, do te jete nje sinjal i madh edhe per neve per te vazhduar rritjen tone.”

Cfare ndodhi ne vere?

“Me Messin kishim folur shume ne Kombetare, me pyeste si ishte situata ime te Interi.”

“Por une isha i qete dhe flisja shpesh me Interin per te gjetur nje marreveshje dhe jam i lumtur qe qendrova ketu.”

“A eshte penduar Lukaku qe eshte larguar nga kjo skuader? Jane zgjedhje personale.”

“Ajo qe mund te them per Romelun eshte se ai ishte i lumtur ketu, por natyrisht dontet te ikte vete.”

“Jane zgjedhje. Ne qe jemi ketu tani duam qe te japim me te miren per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.