Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

994 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SPANJA – Florentino i hap lufte Interit, ja rroga qe do i ofroje Modric: shifra astronomike

E FUNDIT NGA SPANJA – Florentino i hap lufte Interit, ja rroga qe do i ofroje Modric: shifra astronomike
Inter Club Staff

Duket se nuk do te jete aspak e lehte per Interin rruga qe te dergon tek Luka Modric. 

Nderkohe qe te gjithe po presin qe kroati te takohet ore pas ore me drejtuesit e Real Madrid, nje lajm jo shume i mire vjen nga Madridi.

Florentino Perez vazhdon ta mbaje fort pas vetes Modric dhe mbi te gjitha, duket se deshiron qe te heqe cdo dyshim nga mendja e kroati e deshiron ta joshe qe te qendroje tek Reali.

Sipas asaj qe thote Sport Mediaset ne keto minuta, numri nje i Casa Blanca mund te arrije ti ofroje kroatit Luka Modric nje rroge mostruoze qe do te ishte 14 milione euro ne sezon.

Keshtu, per lojtarin me te mire te Boterorit te fundit do te ofrohej nje shifer astronomike qe do e bente menjehere me te paguarin ne skuader por do te tejkalonte edhe rrogen e Interit.

Kujtojme qe Interi ka ofruar 10 milione euro per 4 vite kontrate me zikalterit dhe 2 te tjera ne Kine me Jiangsu ku do te mbyllte kontraten.

Nese Modric nuk do te pranonte, ne ate pike do te kishim nje perballje te vertete ndermjet Interit dhe Realit me madrilenet qe do te ndiheshin te detyruar ta shisnin kroatin por fillimisht do te kerkonin nje shifer shume te larte per ta lene te largohet.

Interi mberrin pas pak ne Madrid ku neser do te luaje ndaj Atleticos dhe bashke me skuadren do te jene te gjithe drejtuesit se bashku me djalin e pronarit, Steven Zhang.

Te gjithe i kane syte nga Madridi, te gjithe po presin lajme nga Modric. Tashme eshte ceshtje oresh dhe pritet te qartesohet gjithcka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.