Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,885 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Prokuroria e FIGC kerkon zyrtarisht denimin Agnellit, Nedved dhe Juventusit: ja detajet!

E FUNDIT – Prokuroria e FIGC kerkon zyrtarisht denimin Agnellit, Nedved dhe Juventusit: ja detajet!
Inter Club Staff

Nje lajm i fundit vjen ne keto caste nga Itali me Prokuren e Federates qe ka kerkuar denimin e Juventusit dhe te Andrea Agnellit.

Me sa duket, per shkak te Plusvalencave fiktive, eshte kerkuar keshtu qe Juventusi te gjobitet me nje shume te majme por me shume e peson Agnelli.

Sipas Prokures se FIGC, kerkohet qe Agnelli te ndalohet nga ushtrimi i detyres se tij per 12 muaj. Nderkohe, Paratici, ish-drejtori sportiv i Juventusit, kerkohet qe te ndalet 16 muaj.

Gjashte muaj kerkohet pezullimi per ushtrimin e detyres per Nedved ndersa per Cherubini dhe Arrivabene kerkohen 8 muaj pezullim.

Por cfare po ndodh? Ja cfare shkruante sot Calcio e Finanza ne numrin e saj te perditshem, vetme pak perpara se lajmet me lart te publikoheshi ne Itali.

“Nje nga klubet qe rrezikon me shume nga ato qe jane proceduar per plusvalencat fiktive eshte Juventusi.”

E tregon sot Calcio e Finanza, e cila ka zbardhur keshtu dokumentat e Prokurorise duke zbuluar edhe shifrat e tmerrshme me te cilat ka mashtruar Juventusi.

“Nga verifikimi i fakteve, bie ne sy se si Juventusi ka te shkruara neper letra para per te cilat nuk jane gjetur asnje gjurme.”

“Per kete arsye edhe prokuroret e kane pasur me te thjeshte te kerkojne aty ku duhet, sepse parate nuk kane levizur fare neper banka.”

“Nderkohe, bie ne sy qe lojtare qe sot vlejne maksimumi 50 mije apo 100 mije euro, jane shitur per shifra 100 here me te shtrenjta.”

“Sipas ketyre dokumentave, Juventusi ka bere ne total 152,2 milione euro plusvalenca dhe kjo eshte nje shifer shume e fryre.”

“Ne baze te fakteve te dala ne pah, akuza ben me dije se Juventusi ka bere 60,3 milione euro mashtrim financiar me plusvalencat me para qe nuk ekzistojne fare.”

“Prokuroria do te dorezoje te gjitha provat ne gjykate dhe normalisht klubet e perfshira rrezikojne shume per sa i perket kesaj historie.”

“Tashme pritet per tu pare se si do te evoloje e gjithe situata por normalisht klubi qe rrezikon me shume eshte Juventusi”.

Kjo eshte ajo qe ka shkruar Calcio e Finanza. Por ajo qe mbetet per tu pare eshte nese Guardia Di Finanza do te kerkoje denime te tjera qe shkojne pertej denimeve sportive.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.