Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,109 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi nga Pedulla: “Dukej e pamundur, por ja cfare po ndodh me Dybala: me sa duket Marotta i ka…”

Inter, cfare lajmi nga Pedulla: “Dukej e pamundur, por ja cfare po ndodh me Dybala: me sa duket Marotta i ka…”
Inter Club Staff

Paulo Dybala dhe Inter me sa duket jane nje martese qe mund te konkretizohet pikerisht gjate veres se ardhshme.

Per kete gje ka folur sot eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, i cili ka folur me besim te kjo hipoteze e merkatos se veres.

“Dybala ka pare disa sondazhe ne drejtim te tij: Newcastle, Tottenham dhe Atletico Madrid. Por e dini cfare ka ndodhur?

“Te gjithe jane pritur, eshte marre njoftimi per interesimin e tyre dhe lojtari ka kerkuar te agjenti te mos procedohet me asnjerin.”

“Pse? Sepse eshte shume mire ne Itali dhe nuk deshiron te largohet. Mbase mund te largohej te Barcelona ne Spanje, por kjo nuk duket si nje mundesi ne kete moment.”

“Prandaj, Interi eshte destinacioni me i mundshem. Dybala deshiron te prese Interin dhe do te shkonte me vrap ne Milano.”

“Beppe Marotta eshte ne nje fare menyre babai i tij futbollistik dhe per aq kohe sa do te jete mundesia, ai do e tentoje Dybala.”

“Mes tyre nuk ka ndodhur nje bisede e thjeshte por eshte marre nje premtim dypalesh, me Marotten dhe Dybala qe do te bejne gjithcka qe te konkretizohet ky kalim te Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.