Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

922 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Puscas tek Palermo, te tjera miliona per Interin: ja sa perfitojne zikalterit, mbyllet per 48 ore…

E FUNDIT – Puscas tek Palermo, te tjera miliona per Interin: ja sa perfitojne zikalterit, mbyllet per 48 ore…
Inter Club Staff

Ka qene nje vere shume e nxehte deri me tani per Interin por levizshmeria e zikalterve ne merkato duket se do te vazhdoje gjate gjithe periudhes kur levizja e futbollisteve do te jete e lejuar ne Itali. 

Sot sipas Gazzetta dello Sport pritet te jete radha e rumunit George Puscas.

Lojtari ka dale nga akademia zikalter ku ka debutuar edhe me skuadren e pare e eshte pare gjithmone shume i talentuar nga te gjithe, por nuk ja ka dale deri me tani qe te tregoje te plote potencialin e tij dhe ka shetitur shume skuadra ndermjet Seria A dhe Serie B.

Ai perpara dy sezonesh luajti me Beneventon te cilen e ndihmoi edhe ne kualifikimin ne Serie A ne sezonin e kaluar dhe tek e njejta skuader e filloi edhe sezonin e kaluar ne gjashte muajt e pare, por pa pasur shume minuta ne dispozicion e me pas u transferua ne huazim perseri tek Novara ne Serie B ku luajti mjaftueshem dhe shenoi disa gola.

Ne kete moment lojtari eshte parkuar tek zikalterit, por nuk eshte grumbulluar ne fazen pergatitore sepse po pret te marre vesh te ardhmen e tij.

Gjithmone sipas Gazzetta dello Sport, kjo e ardhme pritet te jete Palermo.

Skuadra ishullore duket se eshte cmendur ne kete merkato ku ka bere shume goditje dhe duket e predispozuar qe ti jape Interit per Puscas nje shifer diku mes 4 dhe 5 milione euro.

Keshtu Interi do te shese nje lojtar qe nuk ka pasur ndonjehere vend ne skuadren e pare per nje shifer teper te rendesishme dhe kjo shume behet e cmuar kur mendon se eshte plusvalence e paster sepse Puscas ka dale nga akademia zikalter.

Sipas te perditshmes italiane, tashme jemi shume pak ore larg dhe rumuni do te transferohet tek skuadra e tij e re.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.