Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Romelu Lukaku perjashtohet nga skuadra e United: tashme do te stervitet me skuadren e U23

E FUNDIT – Romelu Lukaku perjashtohet nga skuadra e United: tashme do te stervitet me skuadren e U23
Inter Club Staff

Romelu Lukaku eshte gjithmone e me shume afer nje transferimi tek Interi.

Kete gje e konfirmon ne keto minuta gazetari i njohur belg Kristof Terreur mepermjet profilit te tij zyrtar ne Twitter.

Nderkohe qe mediat italiane dhe angleze kane lajmeruar se Romelu Lukaku eshte shume afer kalimit tek Interi sepse muri i United ka rene dhe ata jane hapur per tratativa me Interin, duket se ka nje prapaskene dhe se presioni i Lukaku ndaj United ka funksionuar.

Gjithmone sipas Kristof Terreur, i cili ka qene shume afer sulmuesit te Manchester United keto dite, Lukaku eshte stervitur me lojtaret e rinj te Anderlecht ne ditet e kaluara.

Ai ka pasur leje per kete gje vetem per nje dite te vetme pas te ciles duhet te ishte kthyer ne Angli per tu stervitur me skuadren e pare te United por ai kete gje ka refuzuar ta beje e qe ka sjelle edhe pasoja per belgun.

Sipas burimeve nga shume afer klubit e qe i sjell per publikun Terreur, tekniku i United Solskjaer nuk deshiron ta shohe me Lukakun me skuadren e pare: ai per kete sjellje, nese nuk do te transferohet tek Interi sot, nga neser do te stervitet vetem me skuadren e te rinjve U23 te Manchester United.

Tashme eshte nje prishje totale e mardhenieve me klubin e tij per Lukaku me Interin gjithmone e me afer belgut.

Gjithesesi ai sot pritet te rikthehet ne keto minuta ne Manchester qe te mbylle personalisht tratativen ndermjet Interit dhe Manchester United.

Per gjithcka me lart priten te reja nga momenti ne moment. Qendroni me Inter Club Albania per te rejat me te fundit!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.