Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

966 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter-Sanchez, pothuajse e bere: ja kur pritet te mberrije ne Milano lojtari

E FUNDIT – Inter-Sanchez, pothuajse e bere: ja kur pritet te mberrije ne Milano lojtari
Inter Club Staff

Eshte shume afer mbylljes ne menyre pozitive tratativa ndermjet Manchester United dhe Interit per transferimin tek zikalterit te Alexis Sanchez.

Kilieni do te jete shume shpejt ne urdhrat e Antonio Contes, ashtu si tregon ne keto minuta gazetari i njohur italian Gianluca di Marzio i cili eshte edhe ekspert i njohur i merkatos italiane dhe asaj boterore.

Ne keto momente qe po flasim, sipas tij, po ndodh nje takim ndermjet agjentit te lojtarit dhe klubit te Manchester United.

Kane mbetur vetem pak detaje qe cdo gje te mbyllet dhe Sanchez te jete keshtu gati per aventuren e tij te re ne Milano.

Gjithmone sipas Di Marzios, ai pritet te jete ne Itali diten e marte ku do te zhvilloje edhe vizitat mjekesore ne kliniken Humanitas di Rozzano dhe me pas per te nenshkruar edhe kontraten.

Interit keshtu me te gjitha gjasat do i shtohet nje lojtar shume i rendesishem ne sulm ne sezonin e ri duke e kthyer keshtu sulmin zikalter ne nje nga me te miret ne Serie A.

Ne kete moment qe po flasim, ajo qe mungon ende eshte shifra qe lojtari do te perfitoje nga Manchester United dhe Interi per sa i perket rroges gjate ketij viti huazimi por me nga nje sakrifice nga te gjitha palet pritet te arrihet marreveshja shume shpejt.

Sipas Gianluca Di Marzios “klubi anglez do te paguaje nje pjese te madhe te rroges se tij kete sezon. Kiliani mund te kete shume kerkesa, por zgjedhja e tij eshte Interi ne kete moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.