Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,036 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky zbulon: “Sanchez, nje super goditje nga ana ekonimike: ja sa do te kushtoje ai. Ne keto momente po negociohet.”

Sky zbulon: “Sanchez, nje super goditje nga ana ekonimike: ja sa do te kushtoje ai. Ne keto momente po negociohet.”
Inter Club Staff

Alexis Sanchez me sa duket eshte shume afer Interit sipas asaj qe thote ne keto minuta eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio.

“Rrugetimi i Antonio Contes ne drejtim te Alexis Sanchez vazhdon por kesaj radhe mund te jete pozitiv. Pasi e ka ndjektur dhe kerkuar qe kur ka qene tek Juventusi dhe tek Chelsea, tranjeri i Interit shpreson ta shikoje ne Milano me bluzen zikalter dhe ne urdhrat e tij.”

“Sulmuesi i Manchester United me sa duket eshte gjithmone e me shume afer Interit dhe bluzes zikalter”, shkruan gazetari i njohur i Sky Sport. Ideja ka ardhur ne momentin qe ka deshtuar pista Edin Dzeko vetem dy dite me pare kur ai rinovoi me skuadren e tij, Romen.

“Drejtuesit zikalter diten e djeshme kane filluar nje tratative te shpejte me lojtarin dhe perfaqesuesit e tij duke arritur menjehere tek dakordesia me te per sa i perket kontrates.”

“Ne keto ore qe po flasim vazhdojne kontaktet per te gjetur marreveshjen totale edhe me Manchester United: te dy klubet po punojne per te arritur nje dakordesi mbi shifrat dhe detajet.”

Po formula si do te jete per te arritur tek Sanchez? Sipas Di Marzios, nje huazim.

“Po punohet per nje huazim (ose falas ose me nje pagese te vogel) me te drejte blerje te vendosur diku tek 15 milione eurot.”

“Per momentin dy klubet po negociojne qe te vendosin se sa shume do te paguaje Manchester United kete sezon nga rroga e lojtarit qe eshte teper i larte. Ky eshte hapi i fundit dhe pasi te dakordesohet edhe ketu, kiliani do te kaloje tek Interi.”

“Manchester United keshtu do te paguaje nje pjese te mire te rroges se tij: ne keto momente qe po flasim po limohen detajet e fundit.”

“Sulmuesi mund te gjeje shokun e tij te ngushte ne Milano me te cilin ka ndare nje sezon e gjysem ne Manchester. Ata bashke kane luajtur 38 ndeshje por ky numer mund te rritet shume shpejt.”

Nderkohe, tashme priten te reja nga momenti ne moment per Alexis Sanchez i cili eshte me te vertete shume afer Interit.

Drejtuesi i Interit Beppe Marotta edhe njehere tjeter nuk eshte gjendur i papregatitur edhe pse te gjithe menduan se Interi mbeti pa alternativa pas rinovimit te Edin Dzeko.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.