E FUNDIT – Zbulohet deshmia e Ibrahimovic para Prokurorise per fjalet ndaj Lukaku: “Ja thashe sepse…”
Dalin detaje te reja per sa i perket deshmise se Zlatan Ibrahimovic perpara Prokurorise Italiane per ate qe ka ndodhur ne derbi.
Lojtari i Milanit ka dale perpara Giuseppe Chiné, Prokurorit Federal, per shkak te hetimit qe po behet per perballjen me Lukaku ne cerekfinalen e Kupes se Italise ne daten 1 shkurt.
Sipas asaj qe tregohet nga lajmet e fundit, suedezi ka qene i shoqeruar nga avokati i Milanit, Lorenzo Cantamessa.
Ai nder te tjera, duket se ka hedhur poshte cdo akuze per ofendime raciale, por ka dashur ta kaloje diku tjeter kete diskutim.
“Sipas Ibrahimovic, diskriminimi racial nuk ka aspak te beje me kete histori, dhe nuk duhet marre parasysh.”
“Topi i ka kaluar organit te drejtesise, qe do te therrase edhe Romelu Lukaku per ta degjuar brenda mesit te shkurtit per te degjuar versionin e tij.”
“Sipas asaj qe tregon Ansa, Ibra i ka shpjeguar nder te tjera Prokurorit Federal se ‘vudu’ kishte te bente me rinovimin e tij te munguar me Evertonin ne 2017.”
“E sipas tij, ishte me shume nje batute per ta ngacmuar dhe jo per ta ofenduar ate nga ana fetare apo raca.”