Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Edin Dzeko thumbon Conten? “Fati deshi qe te me stervise Inzaghi te Interi. Ne ndryshim me Conten ai…”

Edin Dzeko thumbon Conten? “Fati deshi qe te me stervise Inzaghi te Interi. Ne ndryshim me Conten ai…”
Inter Club Staff

“Jemi te paret dhe duam te qendrojme te tille deri ne fund”. Ky eshte mesazhi kryesor i Edin Dzeko qe ka folur per Corriere della Sera Sot vetem pese dite nga ai gol ndaj Venezias.

“Ne fillim thuhej Milan apo Napoli per Scudetton, nuk flitej shume per Interin. Por sfidat e medha duhet ti fitosh nderkohe nese humb me te voglat, peshon akoma me shume.”

“Nese fiton derbin je nje copez perpara. Por piket e Scudettos i ben ne ndeshjet me te voglat. Te duhen per force.”

A e prisje nje impakt kaq pozitiv ne zevendesimin e Lukakut? Kishe ankth?

“Nese shkon ne nje vend te ri dhe nese mendon e cfare eshte bere perpara teje, nuk shkon askund.”

“Duhet te mendosh per vete, per ate qe kam ardhur. Duhet te dish cfare mund te japesh dhe une e dija shume mire.”

“E di cfare mund te jap. Prandaj po bej kete gje kete vit dhe nuk me habit vetja.”

Duhet te vije te Interi dy vite me pare. Conte te telefonoi?

“Qe kur Conte ishte te Chelsea me donte. Por nuk isha i bindur per tu kthyer ne Angli. Pastaj erdhi te Interi dhe e provoi prap. Por momenti erdhi tani: ishte fati.”

Ishte momenti i duhur per te ardhur te Interi?

“Nuk mendoj dot se cfare mund te kishte ndodhur. Jam ne nje skuader te forte, me nje tranjer qe ka bere shume edhe te Lazio.”

“Kemi fituar edhe Superkupen tone, per kete kam ardhur te Interi. Ka me shume mundesi per te fituar.”

Inzaghi me Dzeko ka nderruar Interin. Cfare raporti ka mes jush?

“E shoh akoma si nje shok skuadre. Di te menaxhoje shume mire cdo gje. Si tranjer eshte thelbesor per skuadren e tij.”

“Ka 25 lojtare, nuk mund te jene kurre te gjithe te lumtur. Kerkon te jete i ndershem me te gjithe. Ka mbajtur bazen e Contes por ka nderruar mentalitetin e lojtareve.”

“Ne dy vitet e fundit Inter luante me shume me kundersulm, por Inzaghi ka metodat e tij. Ai eshte nje njeri qe di te luaje futboll, do qe te kenaqemi edhe ne, edhe tifozet.”

“Une jam nje qe di te luaje futboll dhe nuk shikon vetem golat. Thone se duhet te shenoj me shume, por nese nuk e bej dhe ne fitojme gjithesesi per mua eshte dicka e bukur.”

Si jeton ne periudhat kur nuk shenon shume?

“Ne periudha qe nuk kam shenuar shume kemi fituar cdo ndeshje dhe kam qene shume i lumtur. Nese do kishim qene ne vendin e katert, do merzitesha. Por pse ta bej kete gje kur jemi te paret.”

Nga Manchester ne Liverpool, kaptulli Champions. Humbja e fundit e Interit ka qene me Real Madrid: ka diference te madhe me klubet e Europes?

“Nuk e shoh keshtu. Me Real Madrid kemi luajtur dy ndeshje si te barabarte. Te paren duhet ta kishim fituar dhe nuk ishim aspak ne nivelin qe jemi sot.”

“Liverpool eshte i forte, mund ti mundim por mund edhe te pesojme 5 gola. Do te luajme hapur.”

Roma me ulje dhe ngritje.

“Me ka munguar vetem nje trofe: kane qene gjashte vite fantastike. Une Romen do e kem gjithmone ne zemer. Tani jam te Interi per te fituar Scudetton.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.