Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

730 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti i merkatos se Sky zbulon: “Ke nje arsye pse Inter ka nderhyre pak ne merkato: pse nuk thoni qe…”

Eksperti i merkatos se Sky zbulon: “Ke nje arsye pse Inter ka nderhyre pak ne merkato: pse nuk thoni qe…”
Inter Club Staff

Direkt nga studiot e Sky Sport, gazetari Luca Marchetti ka folur dhe ka komentuar strategjine e merkatos se Interit ne kete moment.

Ai nder te tjera mendon se ka nje arsye konkrete se pse Inter nuk ka nderhyre ne menyre rrenjesore ne kete sesion.

“Inter ka bere nje zgjidhje qe prej fillimit: ne kete merkato do te nderhyet pak dhe do te ndryshohet akoma edhe me pak”.

“Pse? Sepse per klubin, skuadra ka qene e konsoliduar. Po te shihet me kujdes, pervec Lukaku, Inter ka nderhyre vetem te linjat e dyta”.

“Inter vitin e kaluar i ka munguar nje stol i mirefillte dhe ja ku jemi: nje Romelu Lukaku ne sulm ka zevendes nje Edin Dzeko qe vjet ka qene titullari”.

“Nje Marcelo Brozovic ne mesfushe ka nje zevendes si Kristjan Asllani dhe nderkohe vitin e kaluar nuk ka qene asnjeri”.

“Nje Hakan Calhanoglu ka nje zevendes si puna e Mikhytarian i cili mund te luaje fare mire ne cdo pozicion ne mesfushe por edhe si sulmues i dyte”.

“Pastaj ka ardhur edhe Onana, qe eshte zevendesi i Handanovic dhe ky eshte nje investim i rendesishem. Mungon vetem nje lojtar ne prapavije, qe duhet te ishte Bremer, por edhe aty do te vije  nje lojtar tjeter”.

“Inter nuk ka pasur nevoje si Juventusi per te shkundur skuadren nga themelet. E tani do te marre edhe nje mbrojtes. Cdo gje qe ka bere Marotta dhe Ausilio e ka pasur nje logjike”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.