Inter, tranjeri i PSG nuk ndalet: “Skriniar? Ka mundesi. Besoj e dini shume mire qe ne kete moment jemi…”
Edhe pse Paris Saint Germain dje ka fituar nje ndeshje 3-0 ndaj Toulouse, tranjeri i tyre e ka mendjen vetem tek merkato.
Christophe Galtier ka folur edhe njehere per dritaren e hapur te transferimeve, duke u ndalur perseri tek Milan Skriniar.
Pasi ka thene vetem disa ore me pare se ai ende shpreson per blejen e sllovakut, kesaj radhe ka konfirmuar gjithcka qe ka thene me heret.
Keto kane qene fjalet e tij: “Sot ka qene nje fitore e rendesishme, por une shpresoj ende edhe per nje goditje tjeter”.
“Uroj qe te kem ne skuader nje mbrojtes me shume nga merkato, sepse kemi nevoje vertete per nje te tille”.
“A do e kemi? Nuk e di, duhet te presim diten e neserme (e ka per sot), nuk kam ndonje informacion ne kete moment”.
“Skriniar shte ende i mundshem sepse merkato dhe transferimet e futbollisteve jane ende te hapura, por nuk e di”.
“Me siguri ju gazetaret jeni me shume te informuar se sa une per kete ceshtje”, ka thene ai duke qeshur dhe eshte larguar me pas.