Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,308 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eshte rikthyer Milano? Interi dhe Milani kane fituar 21 pike nga 24 te mundshme, nuk ndodhte qe prej…

Eshte rikthyer Milano? Interi dhe Milani kane fituar 21 pike nga 24 te mundshme, nuk ndodhte qe prej…
Inter Club Staff

Ky vit mund te jete ai i mbari per rikthimin e Milanos ne katet e siperme te futbollit.

Pas gjashte vitesh mungese, milanezet duket se kane gjetur rrugen e duhur per tu rikthyer ne vendin e tyre qe ka vite qe i eshte zene nga Napoli dhe Roma. Por duhen prova te tjera, sepse vitet e fundit gjithmone pas sinjaleve pozitive kane ardhur edhe zhgenjimet perkatese, por gjithesesi rezultatet e para jane shpresedhenese. Interi ka fituar gjithmone si Juve dhe Napoli kete vit, ndersa Milani qendron tre pike me mbrapa dhe i mungojne tre piket e humbjes se thelle me kater gola ndaj Lazios dhe per milanezet keshtu jane 7 fitore ne 8 ndshje zyrtare ne Serie A. Ne kater turnet e kampionatit, Milano ka fituar 21 pike nga 24 duke lene pas shpines Torinon me 20 pike dhe Romen me 16 pike (por Roma eshte nje ndeshje mangut).

Qe prej vitit 1994-1995, dhe qe prej epokes se tre pikeve per fitore, vetem njehere milanezet e kane nisur me mire. Ishte sezoni 2002-03, sezon ku derby i Madonnines dergoi nje skauder ne finalen e Championsit. Futbolli italian ne ato vite jo me kot ishte super kompetitiv dhe ne te njejten kohe edhe skuadrat milaneze. Ne fillim te 2002-03, ndermjet turnit te dyte dhe te peste (i pari u shty), Interi fitoi 12 pike dhe Milani 10: totali ishte 22 pike, nje me shume se tani. Sot ne Bologna, Interi kerkon nje fitore tjeter si ajo ndaj Crotones: per here te dyte zikalterit do te luajne te paret dhe do te vene presion mbi Juventusin dhe Napolin. Neser nderkohe, Milani do te prese Spal ne San Siro duke shpresuar qe te shkeputet nga Lazio dhe Napoli te cilat do te ndeshen te dyja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.