Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,908 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario pushton Interin. De Boer po e mendon titullar ne mesfushen me 3: Ja idea taktike!

Joao Mario pushton Interin. De Boer po e mendon titullar ne mesfushen me 3: Ja idea taktike!
Inter Club Staff

Rriten ne menyre te ndjeshme mundesite qe te shohim Joao Mario menjehere titullar kunder Pescares.

Motivet per nje zgjedhje te tille jane me shumice dhe De Boer po e mendon realisht kete mundesi, mbi te gjitha sepse lojtari ka nje gjendje fizike te admirueshme, shume me te mire se disa shoke te skuadres.

“Karakteristika kryesore e Portugezit eshte perulesia e cila kthehet ne gjithckaberes: di te beje shume gjera, sidomos di se si te gjendet i dobishem brenda nje skuadre – nenvizon Corriere dello Sport. Tranjeri hollandez sapo ka ardhur ka kerkuar nje mesfushor me karakteristikat e tij dhe prandaj pret shume prej Joaos: ti jape nje fytyre te vertete mesfushes, ne te cilen me siguri do te luaje perkrah Banega dhe sebashku me njerin ndermjet Kondogbia dhe Medel.”

Gjithmone, sipas te perditshmes Romane, blerja e Joao Marios quhet si blerja me e dyte me e shtrenjte ne historine e interit pas asaj te Vierit. Ne cdo rast, portugezi ka bere per vete te gjithe tifozet zikalter pa vene ende nje kembe ne fushe per shkak te karakterit te tij: i edukuar dhe profesional gjithmone. “Serioz, pak fjale, i gjendshem dhe i perulur. Keto karakteristika nuk kane kaluar pa u vene re ne Milano (nga tifozet dhe drejtuesit). Eshte vene re qe prej atyre qe e kane pritur ne aeroprot e deri tek Erick Thohir dhe Jindong Zhang te cilet jane takuar ate te enjte te mrekullueshme kur u zyrtarizua blerja e Joaos dhe Gabigol e duke u shpenzuar keshtu 70 milione euro ne nje dite te vetme”, e mbyll keshtu Corriere. Nderkohe numri 6 zikalter esht gati te debutoje ne Adriatico te Pescaras.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.