Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN: Rinovimi i Murillo, situata ne Stand-By…

FcIN: Rinovimi i Murillo, situata ne Stand-By…
  • On 10/10/2016, 17:47

Ne pjesen e pare te sezonit te shkuar, ishte nje surprize jo vetem per Inter, por gjith kampionatin Italian. Ofroj disa ndeshje te shkelqyera nen drejtimin e Roberto Mancinit, dhe sebashku me Joao Miranda treguan se ishin nje dyshe e madhe. Pjesa e dyte e kampionatit, tregoj dicka tjeter, nje renie e pakuptueshme dhe shume pasiguri.

Behet fjale per Jeison Murillo, mbrojtesi kolumbian i cili po luan sezonin e dyte me fanellen e Inter, kete fillimsezon ka shfaqur me shume qendrueshmeri, por ka akoma pune per tu rikthyer ai i muajve te pare si zikalter. Ne fillim te shtatorit u fol se do ulej per te rinovuar kontraten me Inter, por duket se keto bisedime jan shtyre.

Nuk ka asnje motiv per kete stand-by, thjesht mbrojtesi i klasit 92, ne kete moment nuk eshte ne formen e tij me te mire. Murillo kerkon te rikthehet ne formen e fillimsezonit te shkuar, madje te bej dhe me mire, ky eshte objektivi i tij.

Ne fakt nuk eshte per tu shqetesuar pasi akordi aktual eshte deri ne 2020, pra ka kohe. Asnje takim nuk eshte vendosur, ndoshta pritet shperthimi i tij. Sigurisht qe kualitetin ai e ka, tani duhet te punoje per tu perqendruar e te arrij rezultatet me te mira.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.