Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

749 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN zbulon: “Inter, gati te ndodhe shitja e pamendushme deri para pak muajsh? Do largohet pikerisht…”

FcIN zbulon: “Inter, gati te ndodhe shitja e pamendushme deri para pak muajsh? Do largohet pikerisht…”
Inter Club Staff

Ne pritje qe te rikthehet ne fushe per ti dhene nje dore Interit ne vrapimin per kampionatin, kane filluar sirenat e para per Arturo Vidal.

Mesfushori kilian me sa duket ne muajin shkurt ka refuzuar dy oferta shume te majme: nje nga Flamengo dhe nje nga nje klub i Emirateve te Bashkuara Arabe.

Ata ishin gati te vinin ne pjate nje kontrate tre vjecare per ti mbushur mendjen atij per tu larguar nga Interi, por lojtari nuk ka dashur shperqendrime.

Ai ka mbyllur cdo diskutim, dhe ideja e tij kryesore me sa duket ka qene fitimi i Serie A me Interin dhe lufta per Skudeton.

Por me sa duket, ne fund te sezonit mund te ndodhe pikerisht shitja e tij, nje shitje qe deri para pak kohesh ka qene e pamendueshme per kedo, duke pare deshiren e madhe te Contes dhe sakrificat qe ai beri per ta marre lojtarin ne Milano.

Deri me tani, ndihma e Arturo Vidal per Interin ka qene shume e paket ne krahasim me ate qe pritej dhe forma e tij nuk ka qene si ajo qe te gjithe jane mesuar te presin nga ai. Edhe pse ai eshte afer per te fituar perseri me Conten, largimi i tij duket se po afrohet me shpejtesi te madhe.

Me sa duket klubi i fundit qe ka trokitur ne deren e Vidal eshte Galatasaray, qe i ka kerkuar informacione agjentit per te.

Por nga ana tjeter eshte edhe Olympique Marseille, me Jorge Sampaoli qe eshte ne krye te kesaj skuadre dhe qe deshiron Vidal me patjeter.

Do te flitet ne vere perseri per gjithcka me lart, por shanset qe Vidal te largohet nga Interi jane me te vertete te medha. Sidomos ne kete moment ku ai eshte lojtari i 12 ne skuader pas rilindjes se Christian Eriksen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.