Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,267 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Nuk kemi pare gje, Interi duhet te jete dinamit. Lukaku? Nje gjigand i mire. Jam tifozi i pare i Interit”

Conte: “Nuk kemi pare gje, Interi duhet te jete dinamit. Lukaku? Nje gjigand i mire. Jam tifozi i pare i Interit”
Inter Club Staff

Ne fundin e ndeshjes se fituar 4-0 nga Interi ndaj Lecces, normalisht ka folur edhe tranjeri i Interit, Antonio Conte. 

Ai eshte pare i kenaqur por sipas tij zikalterit duhet te benin edhe me mire. Por le te kalojme tek fjalet e tij te perkthyera nga Inter Club Albania menjehere:

“E kemi nisur shume mire, me deshiren e madhe per te respektuar nje ide loje. Minutat e fundit te pjeses se pare nuk me kane pelqyer fare, i kam thene djemve qe te rikthehen te bejne presion ne menyre kompakte dhe jo individuale.”

“Lecce ka nje skuader te mire dhe ka nje ide te mire loje. Ne sot duhet te benim ndeshjen sepse rrezikonim shume. Duhej nje fitore per ne dhe per tifozet, jemi treguar te zotet.”

“Ka shume per te permiresuar. Ky sot ishte nje copez e idese tone per Interin. Duhet te mesohemi me idene qe duhet ta gllaberojme fushen. Duhet te permiresohemi ne menaxhimin e situatave.”

“Jane hapa te rendesishme qe nuk duhet ti harrojme dhe qe po punojme prej nje muaji e gjysem. Eshte nje kenaqesi te punosh ne kete menyre me kete skuader.”

ROMELU LUKAKU – “Romelu ka hyre menjehere ne boten Inter ne menyren me te mire te mundshme, me nje deshire te pamase. Eshte nje gjigand i mire ai, nje gjigand me buzeqeshje. Eshte i perulur, i gatshem per shoket dhe gati te punoje per skuadren ne cdo moment. U pa edhe sot.”

“Edhe Lautaro ka luajtur shume mire dhe ka bere mire prandaj te dy ata meritojne komplimenta per sot. Kjo ishte thjesht ndeshja e pare. Kemi fituar dhe aq, mbaron aty. Do festojme deri ne oren 12 dhe me pas nuk ka me festa.”

“Direkt qe ne minuten e pare pas mesnate te mendojme per Cagliarin. Eshte ajo e ardhmja jone. Duhet te mendojme se cdo shkendije qe ndezim nuk ka asnje kuptim nese nuk e bejme te rritet. Por nuk kemi pare ende idene e plote ne fushe, Interi duhet te jete nje dinamit.”

MODULI – “Kjo ide qe pame sot per mua eshte nje evolucion me sulmues e skemes 4-2-4, sulmojme me me shume lojtare se ne nje 4-2-4.”

“Mendoj se kam lojtaret e duhur per kete tipologji sistemi, kam gjetur mbrojtesa qe kane nje peshe teper te madhe. Kemi mesfushore si Barlla, Vecino, Sensi, Gagliardini dhe Brozovic qe mund te ofrojne siguri ne cdo moment dhe cdo situate.”

“Jane te gjithe situata goli ato qe krijojne ata qe mund te kthehen direkt nga gola nga ana e mesfushoreve por edhe nje pasim per nje sulmues. Prandaj eshte nje sistem mbi te cilin duhet te punojme shume. E perseris.”

IMPAKTI I MESFUSHOREVE – “Sensi dhe Brozovic jane polivalente, mund te kene veshtiresi ama ne nje mesfushe me dy mesfushore. Kane kualitete te medha te mbajtjes se topit. PRandaj ose ndertojme me dy lojtare kur jane ata ose me nje, seshte problem.”

“Kerkojme qe te shfrytezojme sa me shume karakteristikat e lojtareve ne dispozicion. Edhe Vecino ka bere shume mire pas demtimit muskular qe ka pasur po rikthehet ne kushtet e duhura. Tani eshte mundesia qe te ndryshojme lojtare pa ndryshuar modul apo ide.”

FESTIMI NATYRAL – “A ndihem ne shtepi? Une nuk kerkoj empati, jam keshtu sepse dashurohem dhe martoj kauzen qe marr persiper. Nuk e kam bere kurre por gjithmone eshte krijuar nje ndjesi e bukur me publikun. Une jap 300% nga vetja dhe behem tifozi i pare i skuadres per te cilen punoj dhe keshtu jam edhe tek Interi. Tifozi i saj i pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.