Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

1,815 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe legjenda Maicon: “Sot nje sfide speciale. Si del Roma-Inter? Sot nuk do te fitoje Interi por mendoj se…”

Flet edhe legjenda Maicon: “Sot nje sfide speciale. Si del Roma-Inter? Sot nuk do te fitoje Interi por mendoj se…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport vazhdon te intervistoje lojtare dhe ish-drejtues qe kane qene edhe te Interit edhe te Roma perpara ndeshjes se sotme.

I fundit qe ka folur ka qene Maicon, legjenda e Interit te Tripletes qe ka bere te enderrojne me vite te tera nje popull zikalter.

Keto kane qene fjalet e tij diten e sotme:

Eshte ndeshja e Mourinhos kjo. Per here te pare kundershtar i Interit…

“Dhe une mendoj se ne zemren e tij do te ndjeje shume emocion, edhe pse kane kaluar vertete shume vite… Disa gjera nuk harrohen kurre.”

E shikon te ndryshuar? Apo eshte Mou qe ke njohur gjithmone ti? Besoj e di se kjo eshte nje teme diskutimi prej kohesh ne Itali.

“Eshte gjithmone Jose. Eshte nje person inteligjent, po vazhdon te mesoje.”

Si del ndeshja e sotme? Fiton Inter?

“Jo nuk mendoj se sot do te fitoje Interi. Them se do te dale barazim. Mendoj se do te dale vertete keshtu sepse Interi eshte ne nje moment te madh forme por Roma nuk mund te humbase me terren ne klasifikim.”

during the Serie A match between FC Internazionale Milano and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on May 6, 2012 in Milan, Italy.

Po cfare the pak me pare per Moun. Ne cfare kuptimi ai po meson?

“Po meson te njohe lojtaret e tij, te lidhet akoma me shume me nje tipologji skuadre qe nuk drejton prej kohesh.”

“Shiko, te Interi sterviste lojtare eksperte, grupi yne ishte i mesuar te rrinte lart. Te dominonte. Ai e dinte ne menyre perfekte cfare te kerkonte. Te Roma, te kjo Rome, nuk eshte keshtu.”

“Ka nje grup per te punuar, por jane te rinj. Shiko Pellegrini, Zaniolo apo Ibanez. Te rinj, te talentuar, por ende lojtare te bere.”

“Paradoksalisht meson me shume nga lojtare te tille, qe duhet te formohen ende. Duhet me shume kohe, normale. Eshte nje sfide me e veshtire.”

Sa nga Mourinho ka pasur te ai kampionat qe u fitua ndaj Romes ne vitin e Tripletes? Le te themi se vetem ai i ka dhene 10 pike Interit?

“Jo, me shume se 10. Te pakten gjysmat e pikeve jane te Mout. Ai bente qe ne te benim maksimumin edhe me te voglat kur deshira per te luajtur nuk ishte e madhe.”

Ky Inter eshte ende favorite per te fituar Scudetton?

“Pa dyshim eshte skuadra me e forte. Mua me pelqen edhe Napoli, por jane pak me poshte. Shoh Interin perpara sepse ka marre lojtare me kualitet si Dzeko dhe Calhanoglu dhe eshte nje Inter qe luan me mire se me Conten.”

“Kjo sepse ne mesfushe ka edhe nje lojtar qe mua me ekzalton: Brozovic. Nuk ka qene keshtu me pare, eshte rritur, ka nje kualitet loje te jashtezakonshem.”

Pyetjen per parashikimin ta kemi bere. A na tregon ndonje histori te vecante me Moun?

“Njehere bera nje dopiete me Sienen per te marre nje jave me shume pas Krishtlindjeve por kjo gje dihet tashme.”

“Ajo qe mbase nuk dini eshte se kete bast e kam propozuar pikerisht une… keshtu une u nisa me pushime i lumtur dhe Mourinho humbi. Por ne fund, fitorja ishte edhe per te, apo jo?.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.