Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Icardi: “Juve dhe Napoli? Une jam Interist dhe dua te qendroj. Me Wanden do qartesojme situaten. Objektivi…”.

Flet Icardi: “Juve dhe Napoli? Une jam Interist dhe dua te qendroj. Me Wanden do qartesojme situaten. Objektivi…”.
  • On 21/07/2016, 10:16

Shume zera, shume tituj gazetash, shume fjale sidomos nga agjentja e tij Wanda. Me ne fund ka ardhur momenti per te degjuar vete Mauro Icardin, i cili ka folur per Corriere dello Sport:

Icardi, tifozet kane te gjithe nje pyetje: qendron apo largohesh nga Inter?

“Une jam ketu, jam mire. E kam thene gjithmone. Deri ne 2019 kam nje kontrate me Inter, skuadra ime. Per gjera te tjera duhet te flasi shoqeria. Une punoj per tu permiresuar, per te luajtur mire dhe per te vene ne veshtiresi trajnerin”.

Wanda Nara, agjentja njekohesishte gruaja juaj, ka then se jeni sforcuar per te qendruar, dhe se ka kerkuar rritje te pages.

“Objektivi i gjithe familjes eshte te qendroj ne Milano. Ne kete qytet dhe Wanda dhe femijet ndihen shume mire. Milano eshte shtepia jone. Per kete ajo po flet me shoqerine, qellimi eshte te gjejme nje zgjidhje”.

Cfare note i jepni Wanda Nara si agjente?

“Deri tani 10. Po punon mire”.

Gjith keto zera per te ardhmen, po te krijojne probleme apo tension?

“Jo. Une jam nje profesionist dhe nuk e kam problem. Une bej ate qe duhet bere dhe mendoj vetem te bej mire ne fushe. Ne kete perjudhe ishte e njejta situate edhe sezonin e shkuar. Fizikishte akoma nuk e kam arritur formen por po punojme per te qen gati per nje fillim te mire sezoni”.

Kete korrik eshte folur shume gjat se ju jeni celsi i merkatos, pasi dhe Wanda dhe Ausilio kane folur per ju.

“Zerat nuk me interesojne shume, nuk mendoj per ate cka shkruan media. Deshira ime eshte e qarte: JAM I LUMTUR QE DO QENDROJE KETU, DUA TE QENDROJ KETU”.

Edhe pse Inter nuk ka fituar akoma gje, ne klubet e tjera mund ta kishe me te lehte suksesin…

“Kur zgjodha Inter doja te konfirmohesha me kete bluze. Objektivi nuk ndryshon. Vitin e pare ishim ne Europa League, te dytin jo, kete sezon jemi dhe duam te kthehemi si protagoniste ne Europe”.

Deshiron Icardi te vesh fanellen e Juventus apo Napoli? Apo ata jane shume…interist qe luan ne Itali me skuadra te tjera?

“TE THEM TE VERTETEN, UNE JAM INTERIST. SHUME INTERIST. Kjo eshte skuadra qe bej tifo, jane ngjyrat e mia. Futbolli eshte biznes dhe mund te ndodh cdo gje, por une jam kapiteni i Inter. Kam 3 vite qe jam ketu dhe objektivi eshte te fitoj me fanellen zikalter. Dua te qendroj”.

I kenaqur nga 2015-16?

“Shkoj mire,por prisja dicka me shume. Une jap gjithmone maksimumin”.

Objektivi per 2016-2017?

“Ai qe kishim edhe vjet, te arrijme ne 3-shen e pare. Inter meriton te luaj ne Champions League. Deshirojme te bejm mire ne Europa League”.

Perse jeni i bindur se nuk do perseriten gabimet qe ndodhen sezonin e shkuar dhe qe nuk arritet Champions?

“Sepse jemi maturuar. Luajm se bashku prej kohesh dhe kjo do na ndihmoje. Duam te vem ne presion Juventusin”.

Mendon per nje grumbullim me kombeatren pas mungeses ne Coppa America?

“Fanella e Seleccion eshte nje enderr per te gjithe futbollistet argjentinas. Stervitem per te fituar nje vend, e di qe vetem nese bej mire tek Inter do e fitoj ate vend”.

Ke nje mesazh per Messin qe do te largohet nga kombetarja?

“Messi eshte lojtari me i mire ne bote. Pas finales se humbur me Cilin humbi trofeun e tret ne 3 vite, ishte i merzitur. Tani eshte me pushime dhe jam i sigurt se zemerimi ka kaluar. Eshte shume i rendesishem si per Argjentinen ashtu edhe per Futbollin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.