Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 15, 2022

Scroll to top

Top

212 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet legjenda Julio Cesar: “Ja cfare mendoj se do te arrije Interi ne kete sezon: eshte e mundur qe ne CHL…”

Inter Club Staff

Ne diten e Shakhtar-Inter, La Gazzetta dello Sport ka intervistuar legjenden zikalter, Julio Cesar.

Ai eshte kthyer keshtu automatikisht 12 vite me pare te ajo ndeshje e Kievit ne koherat e Interit te Tripletes.

“Nese do e kishim humbur ate ndeshje ndaj Dinamos do i kishim thene lamtumire Champions League. Jashte nga cdo gje. Por ne shkuam atje per te fituar. Nga aty endrra Champions ishte me e gjalle se kurre.

Ishte ndeshja e ktheses se madhe te Tripletes?

“Po, ishte absolutisht decizive. E mendoj se eshte e drejte te quhet nje ndeshje pikenisje sepse qe prej asaj dite e gjithe skuadra kishte nje vetebesim shume te larte.”

“E kuptuam se ajo ishte rruga e duhur, qe mund te enderronim. Ndryshe nuk do ja kishim dale dot. Ate mentalitet e krijuam bashke, si skuader.”

“U arrit edhe fale Mourinhos: nje ndenje qe udhetoi me neve gjate cdo ndeshje ne Eruope duke mundur cdo skuader te mundshme kampione ne shtetet e tyre.”

Ndeshja e sotme a mund te jete decizive si atehere?

“Kjo eshte ndeshja e dyte e grupit, ka hapsire edhe per ndeshje te tjera. Por une kam pasur fatin te jem ne San Siro per Inter-Real Madrid.”

“Kam pare ne fushe nje skuader shume te forte. Mund te kaloje grupin pa problemin me te vogel.”

I habitur nga raporti i miren e fushe Dzeko-Lautaro?

“Kur Inter ka shitur Lukaku, tifozet ishin shume te shqetesuar. Por kush futboll ka luajtur disa gjera i di: Dzeko ka nje personalitet te forte dhe Lautaro eshte i talentuar, me nje marzh rritje teper te larte. Mund te arrijne gjera te bukura bashke: jo, nuk jam i surprizuar.”

Ku mund te arrije ky Inter ne Champions?

“Nese niveli eshte ai qe u pa ndaj Real Madrid, une kam besim: mendoj se mund te arrije te pakten deri ne finale. Mjafton te besoje te kjo enderr.”

“Ne Itali nuk bej krahasime me sezonin e kaluar sepse nuk kane kuptim. Interi ka gjithcka ama per te fituar edhe kete sezon dicka teper te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.