Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

865 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Milinkovic-Savic: “E ardhmja ime? Nuk mund te them gje, sepse ju e dini qe ne futboll…”

Flet Milinkovic-Savic: “E ardhmja ime? Nuk mund te them gje, sepse ju e dini qe ne futboll…”
Inter Club Staff

I intervituar per mikrofonat e Lazio Style Channel pas testit miqesor kunder Arsenal, Sergej Milinkovic-Savic sot eshte lidhur me nje transferim te mundshem edhe tek Interi. 

Sipas dy te perditshmeve italaine Il Messagero dhe La Repubblica, zikalterit deshirojne ta rrembejne nga Lazio serbin.

Pikerisht per zerat e largimit, ai ka folur sot edhe per te ardhmen e tij duke thene se ne futboll nuk i dihet kurre e nuk mund te jete i sigurt per nje te ardhme tek Lazio.

Ja fjalet e tij:

“Jam rikthyer ketu, kam nje kontrate me Lazion. Por te gjithe e dime se nuk i dihet kurre se cfare ndodh ne futboll edhe pse mendja ime eshte tek Lazio tani.”

“Jam i perqendruar tek skuadra ime. Me mungonte topi, isha jashte per rreth nje muaj, doja te gjuaja topin.”

“Ndaj meje u shkaktua penallti sot, por nuk dua te bej polemika per nje ndeshje miqesore. Tani po pres ndeshjen ndaj Borussia Dortmund.”

“Per ne do te jete nje ndeshje e bukur, shpresoj qe edhe per ata.”

“Ka qene bukur te luanim sot kunder nje skuadre te forte si Arsenal.”

“Kemi krijuar shume raste, por shpresoj qe ne kampionat te mos humbasim kaq shume raste si sot.”

“Cristiano Ronaldo? Ka bere dicka te mire per Serie A dhe do te terheqe edhe te tjere pas vetes.”

“Interesimi i Interit dhe i Real Madrid? Nuk e di. Per momentin jam tek Lazio. E perseris ate qe thash me lart qe ne futboll nuk i dihet kurre. Por une kam nje kontarte me Lazion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.