Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Te gjitha arsyet pse Modric do te largohet nga Real Madrid: jane plot 7 motivet e kroatit!

Corriere – Te gjitha arsyet pse Modric do te largohet nga Real Madrid: jane plot 7 motivet e kroatit!
Inter Club Staff

Zerat qe tregojne arsyet se pse Luka Modric deshiron te largohet nga Real Madrid vazhdojne te jene te forte por edhe te ndryshem.

Ka nga ata qe tregojne se kroati po kerkon shitjen vetem per te fituar nje rritje te rendesishme kontrate (kete teze e mbrojne disa media spanjolle) por ka edhe nga ato si Corriere dello Sport qe ne numrin e perditshem te saj sot tregojne tezen se largimi i kroatit nuk ka te beje aspak per para por per arsye te tjera.

Ja cfare shkruajne ata:

“Modric nuk po largohet per para. Nuk eshte aspak nje ceshtje rroge edhe pse presidenti Perez do i propozoje nje kontrate te re me te gjate dhe me te larte (si rroge) nga 10 milione eurot qe perfiton tani.”

“Kete gje e thone edhe agjentet e FIFA-s shume afer marreveshjes me Interin, Vlado Lemic dhe Giuseppe Riso te cilet ja kane treguar kete gje drejtuesve zikalter: me te vertete nuk eshte nje ceshtje parash sepse po te ishte e tille, dihet se Real Madrid nuk ka konkurente.”

“Arsyeja e pare e kerkeses se largimit nga kroati eshte se ai ne Madrid nuk ka me asnje motiv te qendroje sepse ka fituar 3 Champions League rresht dhe 4 Champions ne 6 vitet et ij ne Madrid.”

“Arsye tjeter eshte edhe largimi i Zinedine Zidane nga pankina e Real Madrid, teknik me te cilin Modric ishte shume i lidhur.”

“Me Lopetegui ai nuk ndihet mire dhe pikerisht nga ai lind nje arsye tjeter qe Modric deshiron te largohet: kroati nuk eshte perfshire ne listen e kapiteneve te sezonit te ardhshem ne te cilen eshte Sergio Ramos, Marcelo, Varane, Benzema por ai jo.”

“Por te mos harrojme edhe largimi i Cristiano Ronaldos mund te kete ndikuar jo pak tek kjo deshire e Modric qe mbase nuk e shikon me Realin si nje pretendent ne La Liga apo Champions dhe deshiron nje sfide te re ku ai do te ndihet ne qender te projektit pavarisht moshes.”

“Pastaj ka edhe nje prapaskene tjeter: duket se Perez ne nje nga tentativat per Neymar me PSG i ka ofruar atyre kartonin e Modric gje qe nuk mund ti kete pelqyer aspak lojtarit qe eshte ndjere thjesht si nje objekt shkembimi dhe jo nje lojtar i rendesishem i Real.”

“Por nese keto pese arsye apo motive per tu larguar nga ana e tij nuk mjaftojne, mjafton te kujtoni se ke do te gjente tek Interi ai: plot tre lojtare te kombetares dhe nje vend si Italia qe ai e dashuron. Ai ka nje mardhenie shume te vecane me Vrslajko qe jo pak here shoqeroheshin bashke ne Madrid pavarsisht skuadrave kundershtare ku luanin. Madje disa dite te pushimeve ato i kane kaluar bashke dhe Vrsaljko ka qene nder te paret qe e ka marre vesh deshiren e Modric per te ardhur tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.