Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Frustalupi:”Ju tregoj Mazzarrin dhe permiresimet e Rickyt. Shtija…”

Frustalupi:”Ju tregoj Mazzarrin dhe permiresimet e Rickyt. Shtija…”
Donald Elmazi

Ne mikrofonat e SkySport24 flet Nicolo Frustalupo, djali i Marios- protagonist i grupit qe ne 1970/71 fitoi kampionatin me Invernizzin- dhe zv/trajneri aktual ne krah te Walter Mazzarrit.

KUJTIMI- “Te kthehesha ne Appiano Gentile ka qene nje emocion shume i madh, duke menduar qe im ate ka luajtur dhe eshte stervitur ketu- shpjegon -. Fatkeqesisht nuk ka patur shume mundesi per te me treguar sepse nderroi jete kur una isha 13 vjec, por di qe ishte nje kenaqesi shum e madhe per ate te vishte kete bluze. Cfare me ka trasmetuar ne karakter? Shpresoj ti ngjaj sepse te gjithe ata qe e kane njohur me thone qe ishte nje burre i vecante, shpresoj ti ngjaj ne seriozitetin e tij, ne te mos hequrit dore kurre, ne deshiren per te punuar”. 

MOSHA NUK NDIKON- Dikush thote se duke zgjedhur Nicolo Frustalupin, Walter Mazzarri ka gjetur dike me ide te perbashketa qe nuk i beson shume te rinjve:”Vertet, kur kam filluar me te ishte shume i ri, ne Pistoia edhe pse sipas meje nuk eshte e vertete per sa i perket lojtareve. Si ne kete vit tek Inter por edhe ne te shkuaren nga Mesto tek Chiellini, jane te shume ata qe ka punuar. Cfare i duhet nje te riu per te fituar besimin e trajnerit? Paraqitjet ne fushe, nuk duhet te shohim moshen por paraqitjet ne fushe. Ku mund te ndihmoje Kovacicin per te bere nje hap me teper ne kualitet? Ka patur fatin e keq te demtohej gjate fazes pergatitore ku Mister Mazzarri hedh bazat taktike, duhet pritur. Nuk do te thoja qe eshte me mbrapa por eshte nje ceshtje taktike”.

ESHTE VETEM FILLIMI-  Per sa i perket rendimentit te skuadres, Frustalupi shpjegon: “Mendoj qe paraqitjet kane qene perhere te mira. Nuk vendosim objektiva, luajme ndeshje pas ndeshje. Tifozet mund te jene te kenaqur me kete fillim kampionati. Djemte jane te kujdesshem ndaj direktivave te Trajnerit. Kane kaluar pak ndeshje dhe nuk mund te behet nje bilanc definitiv. Surpriza eshte se kane qene te shpejte lojtaret per te kuptuar lojen e Mazzarrit”.

SEKRETET E MAZZARRIT- Dhe vazhdojme te flasim pikerisht per trajnerin zikalter: “Eshte nje perfeksionist dhe kerkon gjithmone te permirsohet. Nuk eshte asnjehere i kenaqur sepse beson, ka te drejte, qe mund te permirsohet gjithmone. Eshte shume autokritik. Anekdota? Tani nuk me vjen asgje ne mendje, por mesazhi eshte ky: mund te behet gjithmone mire dhe me mire. Koherenca dhe qartesia e tij e mbajne grupin e bashkuar. Me Romen pavarsisht paraqitjes se mire kemi pesuar tre gola qe mund ti pesonim, por ne e kishim pergatitur ndeshjen ne menyren e kundert sigurisht. Mazzarri ishte shume i inatosur. Ne fund te kampionatit nese kemi bere mire eshte i kenaqur, por gjate kampionatit eshte e veshtire te jete i tille. Bertas me shume une ne pankine? Une bej vetem punen time”.

RIFILLOJME- Te dielen vjen Torino: “Eshte nje skuader qe ne klasifikim nuk i ka te gjithe piket qe meriton. Ventura ka bere gjithmone qe skuadrat e tij te luajne mire. Na pret nje ndeshje e veshtire sepse ata luajne mire. Ne gjithmone kemi patur nje sjellje te mire. Pastaj, ndeshjet jane bija te episodeve. Duhet gjtihmone agresivitet ne fushe. Me Fiorentinen u treguam te zotet, me Sassuolon e nisem mire, madje ka qene nje nga nisjet me te mira. Me Romen nuk ishim te sakte per te shfrytezuar rastet qe patem dhe e pesuam”.

RICKY- Per permirsimet e Ricardo Alvarez: “Mendoj se trajneri ka bere nje pune psikologjike sepse ai flet shume me lojtaret, pastaj ka punuar fizikisht dhe taktikisht. Te gjithe komponentet sjellin rendimentin e lojtarit edhe organizimi”.

SHITJA- Ne mbyllje flitet per ndryshimet e fundit ne shoqeri dhe Frustalupi pyetet nese edhe ne skuader ndihet presioni i ketij ndryshimi historik: “Ne boten e futbollit besimi fitohet me rezultatet. Ne mendojme te bejme mire me rezultatet. Kalimi i pronesise eshte i rendesishem, por ne vazhdojme te bejme punen tone. Ndeshjet jane te gjitha te njejta dhe te ndryshme”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.