Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,188 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Rusi:”Blerja e pare e Thohir? Jucilei”. Zedhenesi:”E duan por…”

Ne Rusi:”Blerja e pare e Thohir? Jucilei”. Zedhenesi:”E duan por…”
Donald Elmazi

Interi eshte ne gjurmet e nje mesfushori shkaterrues per ne merkaton e janarit. Emri i pare, te pakten sipas zerave te fundit qe vijne nga Rusia, eshte ai i brazilianit te Anzhit Jucilei, datelindja 1988, ish-Corinthians.

Mesfushori brazilian eshte nje nga te medhenjte e fundit se bashku me Lacina Traore, te mbetur tek Anzhi, tashme shume larg atij klubi qe kishte objektiv Europen. Por Suleyman Kerimov nuk ben ulje, sic ka treguar me Willian dhe per Jucilei kerkon 11 milion euro. Edhe rroga e lojtarit nuk eshte nga me te lirat: 2.5 milion euro.

Pikerisht rroga e Jucileit, sipas zedhenesit Stefano Castagna, mund te jete nje problem: “Eshte e vertete, Jucilei eshte i kerkuar me insistim nga klube te ndryshem italiane(Inter dhe Napoli) dhe braziliane. Por dyshoj qe nje klub tjeter mund t’i ofroje Jucileit nje kontrate kaq te rendesishme. Eshte e mundur, qe Jucilei te respektoje kontraten e tij me Anzhin deri ne skadence. Per momentin ne fakt eshte i lumtur dhe i perqendruar per paraqitjet e tij me klubin aktual”.

Kontrata e Jucileit skadon ne dhjetorin e vitit 2014.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.