Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Torino, ja formacioni i mundshem nga Inzaghi: “Ai ka nje dyshim te madh: nuk ka vendosur ende nese…”

INTER-Torino, ja formacioni i mundshem nga Inzaghi: “Ai ka nje dyshim te madh: nuk ka vendosur ende nese…”
Inter Club Staff

Eshte ndeshja e fundit e Kampioneve te Italise per 2021, ne San Siro, ku vjen nje Torino qe sapo ka fituar me Veronen nje ndeshje te rendesishme.

Skuadra zikalter nderkohe nga ana e saj ne pak jave ka kompletuar nje permbysje te madhe duke parakaluar Milan dhe Napolin.

Nderkohe, klasifikimi ne kete moment thote se Interi mund te luaje e qete, edhe pse fitorja eshte dicka qe Inzaghi nuk do qe ta diskutoje sot.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Inzaghi nuk do mund te besoje dot te Barella i cili eshte i skualifikuar dhe Correa qe eshte i demtuar.

Por te tjeret do i kete te gjithe ne dispozicion diten e sotme. Ne krahasim me 5-0 ne Salerno, tekniku interist do te hedhe nga minuta e pare Milan Skriniar dhe perpara Lautaro Martinez.

Mbetet per tu kuptuar nese do te luaje me Dzekon qe eshte favorit, apo me Alexis Sanchez qe eshte ne nje forme shume te mire.

Dyshimi i madh i Inzaghit mbetet ne mesfushe gjithesesi: kush do te luaje ne vendin e Nicolo Barella?

Balotazhi kryesor eshte ndermjet Vidal dhe Gagliardini, me kilianin shume me perpara se italiani. Nderkohe, shume pak mundesi per te luajtur nga minuta e pare si per Sensi e si per Vecino.

Ne mesin e te grumbulluarve rikthehet edhe Mattia Darmian pas demtimit te pesuar jave me pare.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT:  – Pa dyshim, impakti qe ka pasur Juric ne boten granata ka qene shume pozitiv.

Tekniku kroat ne javen e fundit ka mundur ish skuadren e tij Veronen, por ka humbur Praet per nje problem muskular.

Belgu i bashkohet Belottit, Verdit dhe Edera ne listen e te padisponushmeve. Pak dyshime formacioni keshtu per te, duke pare se Djidji dhe Bremer jane rekuperuar totalisht.

Brekalo eshte ne avantazh ndaj Linetty per te luajtur ne vend te Praet nderkohe Rodriguez po shkon drejt konfirmimit ne dem te Buongiorno.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT: 

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

NE PANKINE: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Darmian, Dimarco, Gagliardini, Vecino, Sensi, Sanchez, Satriano.

PREVIEW Inter-Torino – Dal 1′ Skriniar e Lautaro. Chi al posto di Barella?

TRANJER: Inzaghi.

Te skualifikuar: Barella (1).

Te padisponueshem: Correa.

FORMACIONI I MUNDSHEM I TORINOS:

TORINO (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Djidji, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Pobega, Vojvoda; Brekalo, Pjaca; Sanabria.

NE PANKINE: Berisha, Zima, Izzo, Buongiorno, Aina, Ansaldi, Mandragora, Kone, Linetty, Baselli, Warming, Zaza.

TRANJER: Juric.

Te skualifikuar: asnje.

Te padosponueshem: Belotti, Praet, Verdi, Edera.

Arbiter: Guida.

Asistent: Baccini e Saccenti.

Arbiter i Katert: Zufferli.

Var: Banti (Peretti).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.