Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gasperini, cfare po thua? “Barazimi me Interin ishte i padrejte. Te gjithe e pame qe ata nuk…”

Gasperini, cfare po thua? “Barazimi me Interin ishte i padrejte. Te gjithe e pame qe ata nuk…”
Inter Club Staff

Pas barazimit me Interin, Gian Piero Gasperini ka komentuar ndeshjen per mikrofonat e DAZN duke dhene mendimin e tij.

“Kemi bere nje ndeshje te madhe, duke luajtur si te barabarte por jo, ndoshta ne kemi bere dicka me shume se ata. Mendoj se barazimi ishte i pa drejte, te gjithe e pame qe ata nuk bene dicka me shume se ne.”

“Inter ka pritur shume prapa duke pritur qe ne te dilnim para. Ne fund kemi rene pak duke qene se ata futen dy sulmues te fresket…”

“Kjo gjeja e Muriel qe nuk luan nje ndeshje te plote e flet vetem dikush qe nuk e njeh mire. Gjithesesi, mendoj se meritonim dicka me shume neve.”

E ke studiuar Lazio-Atalanta vjet?

“Historia e ndeshjeve me mua dhe Inzaghin tregon se ka gjithmone shume gola. Sa e cuditshme sot qe dolem me nje 0-0 te bukur.”

“Por eshte luajtur nje ndeshje e mire dhe objektivi ka qene te fitonim, te dy.”

“Ne kemi qene me agresiv dhe kemi arritur qe te ndalim Interin te luante lojen e saj duke pare se ata dominojne ndeshjet.”

“Pastaj ka episode te cilat duhet ti shenosh sepse ne fund te kushtojne shume.

Sa po permiresohet Demiral?

“Sigurisht qe po, ai eshte vetem 23 vjec. Ka ndryshuar shume gjera keto kohe. Eshte lojtar i kompletuar, ne veshtiresi ne fund vetem per shkak se kishte kundershtare te fresket perpara.”

Klasifikimi?

“Zona Champions eshte shume e veshtore. Inter, Milan dhe Napoli luajne per Scudetton por ne shpresojme qe dikush te bjere per te pasur edhe me shume shanse per Champions League.”

“Pastaj direkt poshte eshte Juventus, Fiorentina dhe skuadrat e Romes qe mund te bejne shume mire. Nese pas 20 ndeshjesh ne jemi aty, do te thote se kemi shanse per kete.”

Per portieret: pas 12-15 vitesh tani ke nje portier te huaj. A e ndjen nje ndryshim ndermjet portiereve italian dhe te huaj?

“Futbolli tashme eshte global. Kombsia nuk ka me lidhje. E rendesishme eshte qe portieri te jete i forte. Sot Handanovic dhe Musso kane qene protagonist, nder me te miret ne absolut.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.