Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

353 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati te beje cmenduri ne merkato per lojtarin e Genoa? “Ai kushton 15 milione euro, e kerkon me ngulm Conte.”

Inter, gati te beje cmenduri ne merkato per lojtarin e Genoa? “Ai kushton 15 milione euro, e kerkon me ngulm Conte.”
Inter Club Staff

Nje kontrate ne skadence dhe nje rinovim qe po vonohet shume. Ja pse nje lojtar shume i talentuar si Nicolo Rovella po i pelqen shume skuadrave te medha te Serie A.

Ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, ne oret e fundit, kontaktet me Enrico Preziosi te njerezv te merkatos se Interit, Juventusit dhe Romes kane filluar te behen te shumte.

Ne strategjine e presidentit te Genoas, eshte ideja e nje shitje ne janar qe shkon ne te njejten rruge si formula e Romeros.

Nje shitje e programuar ne kohe keshtu, mbase me nje huazim dy vjecar, i cili do e mbante lojtarin per rreth dy vite ne Marassi, ne menyre qe ai te rritej pa probleme.

“Bardhezinjte jane ne piste ne menyre te rendesishme. Por ne kete moment nuk kane parashikuar ndonje investim te madh per te.”

“Gjithesesi, Fabio Paratici ka per qellim qe te mos e lere te qete Beppe Marotten ne garen per lojtarin.”

“Interi eshte ne kushte te barabarta gjithesesi. Ata duan te vene duart mbi Rovella, por duke shpenzuar ne menyre te drejte.”

“Por kete situate e komplikon akoma me shume edhe futja ne mes e Romes se Friedkin, e cila ka vendosur te investoje jo pak te te rinjte e Serie A.”

CMIMI I LOJTARIT – “Ai ka nje kontrate qe mbaron afer, dhe e veshtire qe cmimi i lojtarit te rritet ndjeshem apo te krijohet ndonje ankand per te.”

“Ne cdo rast, asnje nga skuadrat nuk do te paguaje me shume se 15 milione euro per te dhe te mos harrojme qe ne mes mund te perfshihen lojtare nga Primavera.”

“Ne axhenden e Preziosit nuk ka akoma data te sakta, por Interi ka bere me dije se per asnje skuader nuk do te jete e thjeshte rruga per te.”

“Inter, Juve apo Roma? Te gjithe jane te interesuar ne kete moment. Kush do i afrohet i pari shifres prej 15 milione euro?”

“Jane dite te rendesishme per kete. Nicolo me te vertete i pelqen te gjitheve, sidomos Contes, qe e ndjek qe prej kohes se Chelsea.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.